Historia e rrallë e një ushtari të Luftës së Parë Botërore, 6 monedhat në xhep që u bënë rreziku dhe shpëtimi i tij

14 Nëntor 2018, 16:14Lifestyle TEMA
Historia e rrallë e një ushtari të Luftës së Parë

Optatius Buyssens ishte një ushtar belg që luftoi kundër Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore. Stërnipi i tij, Vincent Buyssens, tregon historinë ironike të disa monedhave që i rrezikuan dhe i shpëtuan jetën stërgjyshit të tij.

Tri franga belge dhe tri të tjera franceze u bënë arsyeja që ai u qëllua për t’u vrarë.

“Ironikisht, këto monedha ishin arsyeja pse qëlluan në drejtim të tij. Tringëllima e tyre në xhepin e tij tërhoqi vëmendjen e armiqve”, tregon ai. Por ato gjashtë monedha do të pengonin plumbin për të cilin u bënë shkak.

Optatius Buyssens  nuk ishte pranuar në ushtri për shkak të një dëmtimi të legenit, por gjithsesi ai iu bashkua ushtarëve të tjerë vullnetarisht. Ai u qëllua gjatë një misioni në shtator 1914 në afërsi të Lebbeke-s, në Belgjikë.

Ushtari gjerman, pasi e qëlloi me armë, e gjuajti me shkelm duke menduar se e kishte vrarë.

“Ai ishte shumë me fat sepse plumbi që mund ta kishte vrarë bëri rikoshetë te monedhat, duke i kursyer jetën”, thotë stërnipi i ushtarit belg për CNN.

Ai rrëfen se e mësoi kohët e fundit këtë histori falë një gazete të vjetër që kishte ruajtur vëllai i stërgjyshit, i cili kishte një arkiv të madh me objekte të luftës.

Optatius Buyssens, ushtari që shpëtoi mrekullisht në vitin 1914, do të vdiste nga një sëmundje zemre në vitin 1950. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje