Monica Lewinsky ka dhënë disa herë intervista gjatë dy dekadave të fundit, por nuk ka folur kurrë me detaje për marrëdhënien e saj me ish-presidentin Clinton. Por një seri dokumentaresh pritet të risjellin marrëdhënien që vite më parë u kthye në një nga skandalet më të mëdha në të cilat është përfshirë një president amerikan.
Një episod i dokumentarit “The Clinton Affair”, të cilit i referohet “New York Post”, ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë rrëfen historinë e fustanit blu me njollë, i cili u bë prova që detyroi presidentin Clinton se mes tyre ka pasur marrëdhënie seksuale.
Lewinsky thotë se ishte thirrur në Shtëpinë e Bardhë me premtimin për të marrë një dhuratë dhe hyri në Dhomën Ovale, ku vetëm pak minuta më pas sekretarja e la vetëm me presidentin Clinton.
Ky i fundit i dha një spilë kapeleje, duke i thënë se “dukesh gjithnjë bukur me kapele” dhe një libër të Walt Whitman.
Kjo u pasua nga një moment intim në tualetin e zyrës. Pas kësaj pati një përqafim. Me të njëjtin fustan, ajo shkoi më pas në një darkë.
“Dola për një darkë jashtë atë natë. Askush nuk më tha që fustani im kishte njolla. Më vonë, kur e pashë vetë, fillimisht mendova se ishte salcë spinaqi”, tregon ajo.
Marrëdhënia Clinton-Lewinsky nisi në nëntor të vitit 1995, kur presidenti ishte 49 vjeç, ndërsa praktikantja e Shtëpisë së Bardhë vetëm 22.
Clinton fillimisht e mohoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Lewinsky-n, duke pretenduar se ata as nuk kishin mbetur vetëm në asnjë moment brenda Shtëpisë së Bardhë.
Fraza “Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua, zonjushën Lewinsky”, e thënë në një konferencë shtypi nga Shtëpia e Bardhë mbeti në histori si një nga gënjeshtrat më të mëdha të thëna nga një president në publik.
Pak muaj më vonë, Clinton pranoi të kundërtën, duke u justifikuar me faktin se kishte një perceptim ndryshe nga të tjerët në lidhje me atë çka është një marrëdhënie seksuale.
Kjo u pasua me një votim të Dhomës së Përfaqësuesve për të ngritur ndaj presidentit akuzën për dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë në dhjetor 1998. Nisma shkoi në Senat, ku nuk arriti të siguronte 2/3 e votave. Kjo bëri që Clinton të vijonte punën si president deri në fund të mandatit. (TemA TV)
Bill Clinton dhe Monica Lewinsky ne zyre
Bill Clinton dhe Monica Lewinsky gjate nje feste
Bill Clinton dhe Monica Lewinsky gjate nje feste
Bill Clinton dhe Monica Lewinsky ne fushate
Bill Clinton dhe Monica Lewinsky gjate nje feste
Bill Clinton dhe Monica Lewinsky ne fushate
Bill Clinton dhe Monica Lewinsky gjate nje foto puneje
Fast cummer
Cmereni me kete dava kurve !
O zot na ruajte nga keta budallenje qe merren me Bill Clintonin dhe dashnoren e tije. Per cfare u duhet kjo ngjarje,per cfare,ju keni pjerdhur???.
E MO SE MOS E KA POCKE DHE I RA PER TOKE DHE U THYE:PE LLASTIKU E KA ME DEMEK!!!
Jo per te shfajsuar Billin, sepse ai nuk i pati borxh per kete akt as Amerikes dhe as Monikes, por vetem gruas se tij. Por kjo e paska ruajtur fustanin me sperme si prove per ta denoncuar. Nderkohe nuk ishte perdhunim, por mardhenie me vullnet te plote. Ka kurva se cajne ne jete me bythe, ca me cica, ca te tjera me ate plaçken. Kjo cau ne jete me goje. Beri libra, intervista te paguara etj, etj…C’ndryshim ka kjo nga nje prostitute apo nje aktore porno?
Shume baxhella keto Monikat, si ne Shqiperi si ne Amerike.
Bill eshte dhe mbetet i madh per kombin shqiptar.
keto jane shpifje se kjo Monika e pranoi vete dhe i kerkoi falje Bii Klitonit .
Clinton do mbahet mend per njemije vjet ne SHBA