Paralajmëroi tmerret e nazistëve: Shitet në ankand një letër e rrallë e Ajnshtajnit

14 Nëntor 2018, 11:32Lifestyle TEMA

Një letër nga Albert Ajnshtajni në vitin 1922, në të cilën ai flet për frikën e tij në lidhje me rritjen e anti-semitizmit në Gjermani, kjo më shumë se një dekadë para se nazistët të vinin në pushtet, u shit në ankand në Izrael për 32.000.

“Ju mund të kaloni ekonomikisht dhe politikisht kohë të errëta, kështu që unë jam i lumtur për t’u ikur nga e gjitha kjo”, i shkroi fizikanti, atëherë 43-vjeçar, motrës së tij Maria, pasi ai u largua Berlini dhe shkoi në një vend që nuk është përmendur në letër, sipas Reuters .

Ajnshtajni, tre muaj para se të fitonte Nobel-in në Fizikë, udhëtoi për në kryeqytetin gjerman pas të djathtët ekstremë vranë ministrin e jashtëm Walther Rathenau, mikun e tij.

Kur nazistët erdhën në pushtet në Gjermani në vitin 1933 dhe filloi persekutimi ndaj e hebrenjve, Ajnshtajni ishte duke dhënë leksione jashtë vendit. Ai hoqi dorë nga shtetësia e tij dhe më në fund u vendos në Shtetet e Bashkuara.

“E veçanta me këtë letër është se Ajnshtajni e parashikoi dhjetë vjet para ardhjes së nazistëve se çdo të ndodhte në Gjermani”, tha Meron Eren, një nga themeluesit e shtëpisë së ankandit Kedem në Jerusalem, e cila ofroi letrën blerë nga një klient e panjohur.

2 komente në “Paralajmëroi tmerret e nazistëve: Shitet në ankand një letër e rrallë e Ajnshtajnit”

  1. Gazetare ju thencin... says:

    Per 32 mije cfare u shit letra, qe ju hengert mortja. 32 mije dollare? 32 mije paund? 32 mije leshra? 32 mije minj? Me cfare i shkruani kto artikuj se me mend e me duar jo njehere…

  2. Baliu says:

    Ne ket rast parashikimi nuk ka qene i veshtire, sepse edhe me 1922 gazetat ditore gjermane kan bere thirrje: kush e vret Einstein-in eshte hero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje