VIDEO/ E futën në listën e vdekjes, Bypass Show sulmon terroristët grekë të A.T.A.K: Përmëndët të dashurat e filoshqiptarëve në Greqi

14 Nëntor 2018, 13:37Lifestyle TEMA

Një organizatë ekstremiste greke e quajtur “A.T.A.K” ka përpiluar një listë vdekje për 64 shqiptarë, mes tyre deputetë, gazetarë dhe njerëz publik.

Por një pyetje rëndon gjithnjë në situata të tilla: A duhen marrë seriozisht komunikatat e Atakut?

A kemi të bëjmë me kërcënime reale apo me të çmendur që shtyjnë kohën përpara ekranit të kompjuterit dhe shkruajnë çfare t’iu vijë ndër mendjen e errësuar nga urrejtja e primitivizmit?

Por duket se redaksia e “Bypass Show”, emisionit të vënë nën shënjestrën e organizatës terroriste, ka vendosur t’ju përgjigjet me një kundërsulm Atakut.

Të dashur terroristë të ATAK. Keni publikuar një deklaratë që ne në shqip i themi trakt, Por ne si Bypass kemi disa paqartësi të cilat ju lutem na i shpjegoni.

Ju thoni se do vrisni 64 vetë, ku të dytin në listë keni vënë Agim Bajkon e emisionit tonë. Qëllimi juaj është të rrëzoni Ramën por Shpëtim Idrizin e kërcënoni sepse po bashkëpunon me PD-në për të rrëzuar Ramën; ndërsa deputetit Dritan Bici i këshillohet se po të bashkëpunojë me ATAK, do ta përjashtoni nga lista.

Së pari, ndajeni mendjen, a e doni apo nuk e doni kryeministrin Rama, sepse një herë thoni se doni ta rrëzoni, pastaj fusni në listë Shpëtim Idrizin që kërkon të rrëzojë Ramën?

Së dyti, ju lutem na sqaroni nëse do ta nisni nga fillimi apo nga fundi ekzekutimin e listës, që ta dimë se kur do të na vijë radha?

Së treti, që ne të shpëtojmë nga Ataku juaj, ju lutemi të na trajtoni si deputetin çam të Elbasanit. Në traktin tuaj keni vënë vetëm detyrat që i ngarkoni deputetit, Dritan Bici, ku thoni se ai mund të bëjë përjashtim nëse bën ato që i thoni ju. Edhe ne mund të bashkëpunojmë me Ju, mjafton që të na bëni të qarta detyrat dhe planet operacionale.

Nga ana tjetër si shpërblim na fusni dhe ne të përfitojmë ca fonde si himara.gr se duket se kriza greke nuk e ka prekur organizatën tuaj. Në traktin tuaj përmenden edhe të dashurat e filoshqiptarëve në Greqi. Ne theksojmë se të dashura nuk kemi në Greqi ende, por ato janë në vende të Bashkimit Evropian, ku rrezja juaj e hetimit ndoshta nuk arrin dot. Po na organizuat njohje aty tek ju, jemi të hapur.

Mbetemi në pritje të udhëzimeve te mëtejshme që Bypass Show t’ju ndihmojë sa më mirë. Këtë përgjigje quajeni thjesht një kundërsulm ndaj Atakut tuaj. Pa nderime, Bypass Show”.

8 komente në “VIDEO/ E futën në listën e vdekjes, Bypass Show sulmon terroristët grekë të A.T.A.K: Përmëndët të dashurat e filoshqiptarëve në Greqi”

  1. Flm says:

    Komplote dhe Sajesa Idjote Arnaute.
    Kriminel mos kerkoni ne Greqi por ne Shqiperi, nuk eshte rastesi qe nuk ka dite mos te vriten 4-5 Arnaut mes tyre.
    Ne Greqi nuk i plas njeriut per Shovinizmat dhe provokimet tuaja Idjote.

    1. Zigur Q(K)arri says:

      Nga qe e kuptoni dhe vete qe jeni inferoir dhe nga niveli i ulet i intelegjences qe keni e shpallni pa vetdije qe jeni turq ne gene dhe ne pamje o jevgj te anadollit, perderisa na drejtohesh me arnaut si te paret e tu.

    2. Skypion says:

      I nderuar zoti Bajko, emri juaj ka perfunduar ne ate liste, sepse keni satirizuar Panajot Barken. Eshte vetem kjo arsyeja. Te jeni i sigurte per te.
      Jane tipa si ky kokshtremberi Barka qe ua perkthejne ato qe u djegin , ekstremisteve greke.
      Esktremistet e vertete jane pikerisht tipat si kokeshtremberi Panajot Barka.

  2. mark says:

    agiiiiiiiiiiiiiim bajkoooooo……………..thjesht madheshtor

  3. Alban says:

    Fare e qelbur e turqve te Gerqise.

    Shqiptaret jua pastruan rracen ketyre majmuneve te Anadollit

  4. Grigor says:

    Mjaft kalove ne orgazem duke futur gishtin ne bythe re homogenis poustis. Po nuk te pelqen Shqiperia dhe shqiptaret shko qiu ne Greqi dhe boll na enjte bolet arvanitase.

  5. Zigur Qarri says:

    Greqia eshte i vetmi vend Perendimore qe ka nacionalizem fetare,fakt qe tregon orientalizmin e tyre.
    Ashtu si u kerkua ndihme nga specialistet Izraelite qe zberthyen mesazhet tek telefoni Vis Martinit,
    duhet kerkohet ndihme edhe per kesisoj rastesh,urgjentisht.Perderisa jevgjitet e Greqise ankohen
    ne BE edhe per vrasjen e nje terroristi,qe qelloi me arme kunder Policise,duhet marre seriziozisht
    çdo kerrcenim.Taleban te Kishes greke dhe mut te mire,nuk ka.

  6. Himarjoti says:

    Nje shtet serioz i merr seriozisht kercenimet e nazisfashisteve dhe merr masa mbrojtese por edhe kundervepron duke kontrolluar gjith territorin
    etj etj qe shteti nuk ka nevoj per leksione nga ne sesi te veproj duke filluar nga komentet ne gazetat online.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje