Kinezët shquhen për aftësitë e tyre për të kopjuar dhe shpikur gjëra të reja.
Dhe së fundmi ata kanë ndërtuar nj ë “dielli artificial” që arrin temperaturën gjashtë herë më të madhe se ajo e bërthamës së yllit tonë më të afërt.
Reaktori është projektuar për të përsëritur proceset e diellit si pjesë e një projekti për të kthyer hidrogjen në një energji të gjelbër me kosto efektive.
“Dielli artificial” shënoi momentin historik këtë javë, duke arritur për herë të parë temperaturën prej 180 milionë gradëve Celsius, që besohet të jetë pika kur edhe ndodhë bashkimi bërthamor.
Shkencëtarët anembanë globit , janë përfshirë në garën për të ndërtuar reaktorin e parë operacional, të fuzionit bërthamor.
Qëllimi kryesor I projektit është krijimi i një burimi me energji të pastër dhe të pakufizuar, që do ishte zgjidhja për ndryshimet e pafundme klimatike.
Ky proces ofron energji palimit dhe shumë të lirë, është shumë e sigurt në përdorim, duke mos lënë aspak mbetje të rrezikshme. (TemA)
Me c’fare materialesh po e realizojne pasi nuk di te kete ndonje material tokesor ti rrezistoje nje temperature te tille ? 180 milione grade !!!!!!!!!! Me duket me shume si prralle. Ndarja e berthames qe realizohet ne sentralet termo-nukleare shkakton nje shperthim te atille qe shkrin c’do gje ashtu sic ndodhi ne Cernobil dhe imagjinoni katastrofen e infuzionit berthamor qe cliron nje energji te paimagjinueshme e qe mund te shkaterroje c’do gje. Kam frike se po luhet me forca qe nuk kemi as mundesite e as mjetet ti kontrollojme e qe do shkaktojne ne mos zhdukjen, shketerrimin e shoqerise njerezore dhe Tokes. Perendia ka menduar per njerezimin te cilin edhe e ka krijuar per ta furnizuar me burime te pashtershme si Dielli, ujrat,mineralet e fosilizuara,drurin etj.etj. e nuk ka pse kerkohen burime te tjera qe kane shkaktuar me shume probleme se sa perfitime.
Gent ti je nje cope K
Atë që kupton Kina,e realizon.
Ato temperatura te larta mund te mberrihen per disa mikrosekonda, por ende nuk ka reaktor funkcional per fuzion berthamor. Edhe pse ka rreth 60 vite qe behen hulumtime ne at drejtim, ekspertat me te mire shpresojne se ndoshta kjo do te mberrihet mbas 50 vitesh, apo nuk do te mberrihet fare. Nuk eshte e vertete se nuk ka mbetje te rrezikshme. Reakcionet qe zhvillohen ne reaktor nuk jan te njejta me ato qe ndodhin Diell.
Keto gjera i kam ndegjuar ne nje ligjerate te nobelistit Carlo Rubbia, i cili tash eshte keshilltar i qeverise kineze per energji.