Ilir Metës nuk do t’i “ndahet” emri i Sandër Lleshajt nga tryeza për dekretim. Sekretari i grupit parlamentar të PS, Ervin Bushati paralajmëron të njëjtin skenar nëse Presidenti nuk do të firmosë emrin e gjeneralit për Ministër të Brendshëm.
Ndërkohë që afati i kërkesës së përsëritur të Kryeministrit është drejt fundit, Bushati thekson se Kreut të Shtetit mund t’i shkojë për herë të tretë i njëjti emër.
Bushati mohon krizën Qeveri-Presidencë, teksa e relativizon atë. Komentet deputeti i PS i bëri nga studion e emisionit “Politika Online” në GSH.
“Ka kohë deri në darkë. Tani po iki në zyrë”, tha Meta këtë të premte. Kujtojmë se Presidenti refuzoi dekretimin e Lleshit në pozicionin e ministrit të Brendshëm, por Rama nuk u ndal.
Më 9 nëntor kryeministri Edi Rama e çoi sërish emrin e gjeneralit në Presidencë si propozim për ministër të Brendshëm.
Ai deklaroi se bashkëngjitur kërkesës do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
Nga ana tjetër Presidenti Meta i dërgoi një letër Ministrisë së Mbrojtjes më 9 nëntor ku nëpërmjet 14 pyetjeve i kërkonte informacion për sandër Lleshin dhe statusin e tij në Forcat e Armatosura.
E gjeten lojen me ca ta shtyjne deri nga pranvera. Te ishte Lleshi burre me integritet i thoshte te dyve ju kam dhjere mu ne emerim apo c’emerim dhe jetonte jeten e tij dhe nderonte dhe graden e gjeneralit…