Protestat e banorëve tek Astiri, reagon Avokati i Popullit: Po ndjekim me vëmendje situatën

17 Nëntor 2018, 11:55Sociale TEMA

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar lidhur me protestat e organizuara nga banorët e Astirit.

Ndër të tjera, ky institucion shprehet:

Institucioni i Avokatit të Popullit po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar mes qindra qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore si pasojë e zgjerimit të Unazës së Re.

 Një peticion i nënshkruar nga mbi 200 qytetarë i është dërguar Avokatit të Popullit, me kërkesën që institucioni të hetojë nëse ka shkelje të procedurave shtetërore që cënojnë të drejtën e tyre. Edhe përpara mbërritjes së këtij peticioni, prej të paktën dy javësh, Avokati i Popullit ka nisur me iniciativë hetimin administrativ mbi këtë çështje që duket se prek interesat e një numri të madh qytetarësh.

Avokati i Popullit ka vërejtur ndërkohë qysh prej qershorit, kur problematika e zgjerimit të njërit prej loteve të Unazës së Re që prek zonën e Shkozës solli përplasje mes qytetarëve dhe autoriteteve publike, se duheshin marrë masa që situata të evitohej gjatë punimeve në lotet e tjera të kësaj vepre, siç është rasti me zonën aktuale tek Astiri.

Fatkeqësisht, asnjë prej rekomandimeve që Avokati i Popullit përfshiu në Raportin e tij special i cili iu dërgua gjithë institucioneve relevante, përfshi Kuvendin e Shqipërisë, nuk është adresuar dhe për pasojë, jemi në kushtet e një krize të re të paralajmëruar.

Sidoqoftë, në përputhje me ligjin në bazë të të cilit vepron, Avokati i Popullit ka depozituar edhe kësaj radhe kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në këtë proces, si Bashkia e Tiranës, ALUIZNI, ARRSH, IKMT etj.

Gjithashtu, përfaqësues të institucionit kanë marrë kontakt si me përfaqësues të këtyre autoriteteve shtetërore, ashtu edhe në terren me banorët duke e parë konkretisht situatën në mënyrë që argumentimi i raportit që pritet të përfundojë të jetë sa më korrekt. Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët.

Gjithashtu, institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime”, nënvizon institucioni. (TemA)

7 komente në “Protestat e banorëve tek Astiri, reagon Avokati i Popullit: Po ndjekim me vëmendje situatën”

  1. tafa says:

    cfare vemendje po e ndjek ky mavria avokat.Atyre qe i takojne te marrin paret te tjeret dhunuesit e shkaterruesit te vene ne burg ,Boll me vandalizmat e zagareve te pd-s,boll me menefregizmat e qeverive mute shqiptare

  2. ta says:

    i zgjedhur nga politika, hajdutet do zgjedhin hajdutin.?

  3. spartak says:

    Avokat . A e din se kush është Ligji për Punët dhe Prokurimet Publike ? Mëso Ligjin dhe ndiqe zbatimin e projektit në bazë të ligjit . Do dali vetë në pah ndjekja jote . Ç’më duhet vëmendja , kur ka Ligj .
    Luaj vendit , ti me gjithë kompaninë e juristave që ke rrotull . Marrin rroga prej taksave .
    A ka ma problem për gjithë stafin e zyrës së AVOKATIT të POPULLIT me kryetarin në krye , se sa zgjidhja e drejtë e këtij rasti ?
    Kape Ligjin , zbërtheje fije fije dhe shiko zbatimin . Po pati shkelje , vepro direkt në Prokurori . Po nuk pati shkelje , bëhuni pjesmarrës në argumentimin e veprimeve ligjore të ndërmarra deri tani . Ç’më rrini nëpër zyra . Haram rrogat .

  4. h says:

    Zaptuesit dhe hajdutet e prones private kerkojnë” hetim per shkeljen e proçedurave shtetërore ” ???
    Ky eshte kulmi i absurditetit tragjikomik. Ju e keni shkelur ligjin me siguri dhe pa hetimin me te vogel.
    Korrigjoni dhe ktheni atë që keni vjedhurdhe pastaj kerkoni hetim per te tjeret.
    Keta thone,-Ne kemi vjedh por fajin e ka shteti se nuk na ndaloi !!!
    Do kisha patur solidaritet me banoret e jashte-ligjshëm sikur te kishin kerkuar
    falje dhe ti luteshin qeverisë per ndihmë humanitare.

  5. Ali babushi says:

    O avokat leshi, nga I ndjek protestat, nga lokali apo nga shtepia ,zagar, eshte dita e 14 ,tani kujtohesh, po kush te pjedh ty ore matuf, a to (maloket) do te ta tregojna vendin edhe ty vegel qore e veliajt dhe rames.

  6. rroku says:

    Avokati i popullit eshte institucjoni me ordiner ne vendin tone qe eshte fatkeqesi qe paguhet nga taksat tona, une e njesoj me bashkimet profesionale, frontin demakratik apo organizaten e grave te monizmit.

  7. Goca tezes says:

    Ik mi kare…bej transparente mënyrën si u zgjodhe ti, pastaj analizo ti trasnsarencen e institucioneve. Bunder…seksere e Bashes.rrace e keqe kurve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje