Një fotografi e disa deputetëve të PD me ish-deputetin Ed-Halim, duke ngrënë e pirë në një restorant të Tiranës që u botua në shtyp para ca ditësh, vazhdon të ketë jehonë në radhët e demokratëve.
Një pjesë mendojnë se është turp që t’u përmendësh njërëzve bukën dhe pijen, dhe dyshojnë për një komplot të brendshëm për të diskretituar disa figura të konsumuara, që Luli i ka futur në listë për t’i krasitur në zgjedhjet e radhës.
Të tjerët thonë se ajo që bënë deputetët ishte një skandal dhe një karshillëk ndaj popullit, që po vuan për bukën e gojës nga qeveria e krimit dhe e drogës, duke veçuar këtu popullin e Astirit, i cili kohët e fundit është vënë në ballë të revolucionit.
I ndodhur mes dy zjarreve, Jari mendoi se njerëzit duheshin sqaruar që të mos krijoheshin keqkuptime, ndaj shkroi mesazhin e mëposhtëm:
“Të nderuar miq, Jari ju informon!
Përpara se të kërkojmë vetting për kundërshtarin, duhet ta bëjmë atë një herë brenda vetes.
Ndaj Luli, për t’i dalë të keqes përpara, ka ngritur një njësi të posaçme, që do të vëzhgojë besnikërinë e deputetëve dhe udhëheqësve të tjerë ndaj familjes së tij.
Në njësinë që drejtohet nga kunati i Lulit, bëjnë pjesë një numër i madh ekspertësh nga call center-i dhe nga zyra e shtypit e PD, përveç specialistëve të jashtëm si Fahro, Basiri, Qimi, Lolitat dhe një Kapri, që punon tek AMA.
Deri tani janë përcaktuar shumica e deputetëve aktualë që nuk do kandidojnë më, për të cilët do të thuhet se nuk plotësuan kushtet e formulës së konservatorëve anglezë.
Sa për dijeni, Edi, Aldo, Flamuri, Flori dhe Isufi nuk do te ngelen vetëm, sepse lista është shumë e gjatë dhe për këtë është marrë edhe mirarimi në parim i Doktorit, njësoj si herën tjetër.
Për dekonspirimin e tyre, Luli falenderoi në mënyrë të veçantë ish-deputetin Ed-Halim, që i ka nxjerrë pritë, kur u botoi foton në FB, por ai i tha se për partinë ishte gati të sëmurej prapë, si atëhere kur diskutohej Reforma në Drejtësi.
Mjafton që të mos kishte më punë me Doktorin, se nuk e duronte dot atë fjalinë “ta bëj fytyrën si këpuca”, që e thonte kur nxehej.
Nga këta që konsiderohen si të vjetër, deri tani mund të shpëtojnë vetëm Albana Vokshi dhe Halim Kosova.
E para, se ka dhënë prova që është shërbëtore e palodhur e të gjithë zotnive, por edhe pse gëzon respektin e plotë të Edi Ramës, i cili i drejtohet me terma përkëdhelës.
Në kushtet e një marrëveshje të re, ajo mund të zëvendësojë Ed Palokën në tavolinën e bisedimeve, sepse është më e besueshme dhe më zbavitëse.
Ndërsa doktor Halimi na duhet që të firmosë listën, se e kemi caktuar prej 2 vjetësh formalisht si kryetar të vettingut në PD.
I juaji, Jari!”
Si po vine punet, mendon Jari , Basha po mendon ti beje tecin PD. Vetingu eshte marre seriozisht nga Perendimi dhe bathet e PD tregojne se PD do behet kashte e koqe . Nuk mund te gjeje nje person te vetem ne PD qe mund ti shpetoje lakut te Rames. Eshte koha qe Basha po mendon per zevendesin. Ashtu si Sala zgjodhi ate Bashen duke u nisur nga kriteri i sigurise per jeten e tij, ashtu dhe Basha mendon se ka ardhur koha qe personi qe do e zevendesoje te plotesoje disa kushte. Ne rradhe te pare te jete luajal te Basha. Jari e kupton qe Basha po u fut thiken gjithe themeluesve te PD sepse ata jane te korruptuar. Ata, i ka thene Basha Jarit ne kofidence nuk do jene ne gjendje te mbrojne vehten pale te na mbrojne ne dhe pasurite tona. Ketu Jari ishte dakort dhe i tha Bashes se edhe vet Jari-gjenerali ka dhene doreheqje nga ambicja per tu bere Kryetar i PD. Ai i sygjroi Lulit qe njelloj si LSI, PD te mbushet me kalamanj. Vetem keshtu Vetingu nuk do kete arsye per te akuzuar kalamajte si te korruptuar. Vetem keshtu, tha Jari do e kemi PD shtylle te forte per te mbrojtur pasurite qe kemi vene. Une ne Turqi dhe ti ne Hollande. Basha ra dakort dhe i tha qe persa i perket zevendesit duhet te mendohen thelle. E rendesishme eshte qe Sala dhe Padrinot e veriut te jene dakort me planin tone. Ndoshta ata kane ndonje plan tjeter per sigurine tone dhe kane menduar edhe per zevendesin. Ketu Jari u be pak konfjuz. Mire Sala mendoi,po keta padrinot kush jane. Sidoqofte ai u hoq sikur i kuptoi te gjitha, por me vete mendoi: shume te thella keto pune dhe une gati u bera Kryetar. Fati po me ndihmon te pleqerohem ne Turqi.
PD ka Emergjensi RINOVIMIN,LARGIMIN E SKIZOFRENEVE DHE TE PA AFTEVE