Pas deklaratave të gazetarit Bushati, se Shqipëria ka nevojë për një 97-të të dytë, Jari u detyrua të bëjë një sqarim për lexuesit, për të mos e marrë seriozisht këtë deklaratë:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
E di që ka bërë shumë bujë deklarata për një 97-ë të dytë në Shqipëri, që e ka thënë zoti Bushati, por ne duhet të përmbajmë entuziasmin në këtë rast.
Pikësëpari, Bushatit i del nga shpirti 97-a, se e ka të ngulitur në mendje si histori suksesi, kurse ne e kemi histori dështimi.
D.m.th ai e ka në rregull me të vetën.
Kur ishte kundër Doktorit, deri më 97, dhe kur Doktori i shkatërroi ata të opozitës, zgjidhja u gjet me 97-n.
Por për ne, 97-ta nuk ka qenë fitore, por humbje, dhe shumë demokratë sa të dëgjojnë këtë fjalë, ja hipin vaporit e ikin.
Në vapor atëhere hipi dhe Gita me Zenin, ndërsa Luli nuk erdhi një vit më pas në Shqipëri, se ishte në shkollë në Holandë.
Pra, me një 97-të të re, ne mbetemi menjëherë pa Lulin, pa Zenin pa Gitën, dhe me Lirinë që fle nga kushërinjtë dhe Doktori që mbyllet tek SHQUPI.
Së dyti, një 97-ë e re, mobilizon më shumë të majtën, se sa të djathtën, dhe ne duhet të durojmë dhe një herë Komitetet e Shpëtimit të PS.
Ne si PD, maksimumi mund të marrim një furgon të bardhë në Tiranë dhe me ca djem nga Tropoja të grabisim dyqanet e oligarkëve, por dhe kjo është punë e vështirë.
Luli me siguri do iki në Holandë dhe nuk kthehet pa u vendosur paqe.
Kështu rrezikojmë që ne të bëjmë luftën dhe të tjerë të korrin frytet.
Andi Bushati është i infiltruar në këtë histori dhe kërkon të shkatërrojë opozitën.
E treta, nëse ndodh 97-a, duhet të bëhet një qeveri e re me një kryetar bashkie nga PD, si kryeministër.
Ne kemi vetëm këtë të Shkodrës, Voltanën, Mzatin e Kamzës dhe atë të Kavajës, që janë qytetet demokrate.
Nga këta, i vetmi që vlen për kryeministër është Mzati i Kamzës, pasi ai ka dhe mbështetje ndërkombëtare, pasi ka bërë qoka me emrat e rrugëve.
Por problem këtu është që ai nuk i hap më rrugë Lulit për kryeministër.
Ndaj duhet ta mendojmë mirë këtë tezën e vitit 97, se nuk e kemi në favor.
Ne nuk mund të bëjmë simbol fitoreje, vitet më të këqija të PD-së.
97-a është simboli më i keq politik i PD-së.
Ata që duan të na e imponojnë, besoj se janë të infiltruar tek ne, ndaj nuk duhet t’i besojmë.”
Ky Jari ka fillu me u bo si K*RI…..
undefined