Pas shumë përpjekjesh për të ngjitur me skemat e reja për forcimin e PD, Jari ka arritur në përfundimin se e vetmja zgjidhje është të bëjë atë që bëri Doktori në 2005, por duke ndryshuar njerëzit.
Në postimin e tij të radhës për të ngritur moralin e demokratëve, Jari shkruan:
“Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron!
Unë mendoj se PD duhet t’u kthehet vlerave të saj historike dhe taktikave të saj historike.
Kjo, jo vetëm për të respektuar të shkuarën e saj, por edhe sepse ato taktika kanë rezultuar të suksesshme.
Në këto kushte unë mendoj se Luli duhet të përsërisë skemën e Doktorit të vitit 2005, natyrisht me modifikimet përkatëse.
Së pari, duhet përsëritur krijimi i KOP, me një organizim të ri që quhet GOP, dhe që nënkupton Grupin Organizator të Partisë.
GOP-i duhet të ketë si detyrë rithirrjen dhe një here të themeluesve të mbetur të PD-së.
Me sa di unë, tani Luli është pajtuar me deputetin Ruli dhe ai nuk po shkruan më tek “Antena”.
Po ashtu mund të thërrasë Preçin, Neritanin dhe Mitron.
Për Ben Imamin të flasë me Doktorin, nëse duhet të jetë akoma i mëzitur apo optimist.
Por mendoj meqë Sandër Lleshi po bëhet minister, ai duhet të angazhohet, se ka një armik të madh përballë, që nuk e ka lënë të ndërtojë ura në Elbasan në fushatë.
Përveç themeluesve, në GOP duhet të jetë dhe një shtresë e re politikanësh dhe opinionistësh të persekutuar nga PD në vite.
Me këtë rast propozoj Prof. Dr. Enver Bytyçin, Nebil Çikan, Basir Çollakun, Bejdo Malon etj, pasi këta kanë qenë themelues të sektorit të prapavijës së gazetës “Albania” dhe janë lënë në hije, duke u promovuar vetëm drejtuesit e gazetës “Albania”.
Këta janë persekutuar në vite nga klika udhëheqëse e PD, që nuk i kanë lënë të ngrejnë kokë.
Ndryshim bën ky Çollaku, që është lënë rrugëve që herët dhe është detyruar në vitin 1998 të bashkëpunojë me Fatos Klosin dhe të shpallë në gazetën “Shekulli”, Azem Hajdarin si një puçist që po bënte gati një kryengritje që do pushtonte Tiranën më 12 shtator, ditë kur dhe Azemi u vra.
Pra atij i doli fjala, por nuk u vlerësua kurrë.
GOP-i po ashtu duhet të ketë degën e tij në diasporë, ku duhet të strehoet krahu ushtarak, i përbërë nga kolonelët Zagani dhe Nuhu, të cilët duhet të kthehen në atdhe në momentin e duhur.
Pasi të formohet GOP-I, detyra kryesore e tij është të shpallë vizionin e ri të PD-së dhe të promovojë Salianusin, si të ardhmen e PD.
Pas kësaj, mendoj se Tahiri, Xhafaj, Lleshi dhe kushdo tjetër që tenton të frikësojë PD, do tërhiqen në strofkullën e vet.
Rrugë tjetër nuk shikoj.
Të bëhemi bashkë kundër të keqes së madhe.
Sandër Lleshi është i treti, i vërteti, ministër i Brendshëm që duhet hequr.
Përpjekja e tij që të imitojë karrierën time, duke u bërë një herë ministër i Brendshëm dhe pastaj president, do të dështojë me turp.
Ne nuk do ta lejojmë.”
Po qe se GOP-i eshte me lesh si musteqet e Jarit futen te gjithe ne PeDe.
Jari Jari o rrot kari
i ke musteqet
Si Ari kari
Kur degjon zerin e Sales
Si e le Jari kopene
Blegerin 2 a tri here
edhe iken e mer dhenë
Jari ju këshillon:
.
Mjaft fjetët Demokratë e Demokrate
nga 5 vite gjumë letargjik, Zgjohuni!
Nga anë e mbanë Globit, kudo ku jeni
te GOP-i i PëDësë , Bashkohuni!
Vertet,Luli do marin pushtetin gopin e semes nga ka dale.Kure te hyje ne ate vrime nga ka dale, do marin pushtetin Lulka.