Lajmi i parë që lexoi sot në mëngjes Jari, ishte që përfaqësuesit e PD kishin shkuar në konsultim tek presidenti për datën e zgjedhjeve lokale.
Disa minuta më vonë në telefon i mbërritën plot 3 mesazhe demokratësh nga ata të Kombinatit, që shprehnin entuziasëm për sa kishte ndodhur.
-S’kanë faj të shkretët, mendoi, u meruan për të ditur do hyjnë apo jo në zgjedhje.
Por Jari nuk u ngut dhe e pleqëroi gjatë me veten para se të ulej për të shkruar mesazhin e zakonshëm.
Së pari, kjo puna e zgjedhjeve ishte me shumë spec, sepse Doktori thotë që PD nuk duhet të hyjë kurrë në zgjedhje, sa të jetë Edi Rama kryeministër.
Kurse Luli e kishte ndryshe qëndrimin, thotë se do të bëhen zgjedhje vendore dhe parlamentare bashkë, dhe do t’i fitojë PD-ja.
-Duhet të gjej dhe t’u them diçka të mesme, që të mos i ngelë qejfi asnjërit, mendoi me vete, dhe shkroi si më poshtë:
“Të dashur demokratë, Jari ju sqaron!
Mos u gënjeni nga takimi i Mond Spahos me Ilir Metën në Presidencë dhe të mendoni se opozita e ka marrë vendimin që do të hyjë në zgjedhje.
Asgjë e tillë nuk ka ndodhur, sepse Luli nuk bën asgjë në këtë botë pa pyetur Doktorin.
Takimi i sotëm ishte thjesht një formalitet dhe PD thjesht ka rënë dakord për datën që zgjedhjet të jenë në qershor.
Por kjo është pjesa më e parëndësishme.
Tani pritet të bihet dakord edhe për dy aspektet e tjera, për të cilat ia vlen realisht të negociohet.
E para, sa lekë do fitohen nga kandidatët, si dhe sa tendera do të vihen në dispozicion nga qeveria, sepse edhe Partia Demokratike duhet të bëjë një fushatë dinjitoze.
Për këtë çështje është caktuar një grup pune me ekspertët më të mirë të kësaj fushe, që drejtohet nga kunati i Lulit, i cili po përgatit preventivin (përqindja e Zenit tek kandidatët do të përcaktohet me akt të brendshëm noterial).
E dyta, duhet të bihet dakord për një rezultat të përafërt, që Luli të dalë me faqe të bardhë nga këto zgjedhje.
Që të paktën, të jetë me ngjitje në raport me votimet e 2015-ës, sa për t’i mbyllur gojën armiqve të brendshëm, që nuk po na ndahen.
Siç ka deklaruar edhe vetë Luli, “më gënjeve një herë, është faji yt, më gënjeve dy herë, është faji im”.
Ndaj gabimet e marrëveshjes së 17 majit nuk do të përsëriten kurrë më.
Nuk ka burrë nëne dhe bir kurve që të na mbajë lekët tona dhe të na hajë hakun tonë.
Ndaj deri tani, asgjë nuk është vendosur për zgjedhjet, sepse Luli po e mban lart pazarin.
Për çdo të re do t’ju njoftoj në kohën më të përshtatshme.
Fitorja është e sigurt.
I juaji, Jari!”
Jari ne thelb as qe i behet vone per zgjedhjeve vendore. Gjithe strategjine e tij e ka perqendruar tek marrja e frenave te PD. Une u thote Jari mbeshtetesve te vete ne konfidence, i perkas njerzve me shtylle kurizore “perpete mobile”. Ai u spjegon atyre se ashtu sic zhvilloi doktrinen shqiptare te mbrojtjes qe e quajti “perpete mobile” po perdor te njejten strategji per te marre frenat e PD. Puna ime ne kete drejtim po jep rezultatet e para,thote ai. Duke ngritur Salen dhe ulur Bashen krijova carjen e madhe. Kjo carje eshte shkaku qe Sala i bie deres dhe Basha dritares. Faza e pare ishte problemi i Revolucionit te Shtatorit sipas planit serbo-rus te koduar “Babalja 1”. Une thote Jari, fitova Salen ne kete beteje, sepse i thashe qe levizjen revolucoionare ta quajme ne te arthmen “Babalizmi” ndersa Basha propozoi emrin “Bashizmi”. Sala me tha ne konfidence, sqaron Jari, qe Basha po perpiqet te erresoje Salnizmin ne kete kontekst me Bashizmin qe te futet ai ne histori, por kjo ska per te ndodhur. Qe ta dish te verteten une kurre nuk e kam dashur ate djale ne krye te PD, por me urdheruan nga zyra e Euleksit. Ketu Serbet gabuan rende sepse nuk e njohin mire Bashen si nje mashtrues ordiner. Ai punon thjeshte per para dhe jo per ideal. Aq me teper qe kur punon per Sebine e Madhe paret vijne vetvetiu lume. Ketu Sala beri nje pauze dhe nderroi muhabetin duke me thene qe Basha eshte aq genjeshtar ordiner sa zbaton thenjen popullore hollandeze: “kur te genjej per here te pare eshte faji yt dhe kur te genjej 10 here eshte 10 here faji yt”. Ne ne te arthmen i tha ai Jarit duhet te punojme me dipllomaci per tja marre PD por mos te konfliktohemi me padrinot. Jarit ju z fryma nga gezim. Me ne fund teoria Perpete Mobile dha rezultat.