Jari propozon rrugëzgjidhje për krizën

4 Nëntor 2018, 20:02Antena TEMA

Pas dështimit të takimit Rama- Meta në Presidencë për të zgjidhur çështjen e Ministrit të Brendshëm, Jari ka dalë me një propozim origjinal si ish President.

Ja se çfarë shkruan ai!

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron!

Unë mendoj se përgjegjësia për mos dekretimin e Ministrit Lleshi, i takon djalit të tezes së Lleshit. Djali i tezes së Lleshit ka qenë kandidat i LSI për deputet. Kur ai ka shkuar t’i çojë fjalë LLeshit, ai nuk ka qenë serioz dhe nuk i ka bërë të qartë rreziqet që do të kishte mos pranimi i ftesës.

Ndaj në këtë rast mendoj se duhet të tërhiqen të dy palët. Presidenti duhet ti gjejë ose ndonjë Kunat, ose baxhanakun, siç e ka traditë PD, për njerëzit e afërt që përdor në këto raste në pushtet.

Ideale do ishte ti gjente Kunatin, vëllain e gruas. Nëse gruaja e tij nuk ka vëlla, të shikohet mundësia të gjendet burri i motrës. Nëse nuk ka as të tillë të shikohet baxhanaku. Këta janë persona më të përgjegjshëm dhe më të sigurt.

Meta të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë, ti çojë fjalë me ata dhe Lleshi t’i shkojë në takim. Pas kësaj, kriza mund të zgjidhet, duke e ripropozuar Rama dhe duke u mbylllur konflikti.

Në rast se kjo dështon, atëhere Rama duhet t’i çojë Metës paraprakisht një listë me 30 vetë për ministër dhe Meta të zgjedhë. Nëse asnjë nga të tridhjetët nuk ja mbush mendjen, atëhere Rama duhet t’i çoj137 një listë me dhjetë kandidatë nga opozita, ku natyrisht duhet të jemi pjesë dhe ne që kemi qenë Ministra të Brendshëm të suksesshëm, dmth., Unë, Muli Luli, etj.

Nëse Meta nuk vendos as për ne, atëhere duhet që Rama t’i paraqesë një listë me 5 vetë nga partitë aleate të opozitës, nga të cilat 3 nga LSI dhe dy nga partitë e tjera aleate.

Këtu besoj se kriza zgjidhet pasi Meta këta të LSI e ka kollaj t’i thërrasë paraprakisht dhe po nuk patën djalë tezje apo halle që ua njeh.

Në këtë mënyrë kriza zgjidhet dhe çdo gjë qetësohet.

Pastaj e njëjta gjë duhet të bëhet dhe me Kontrollin e Shtetit, SHISH etj. Mendoj se kjo është dhe e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje