Jari shpjegohet për dekretimin e Xhafajt

3 Nëntor 2018, 19:26Antena TEMA

Pas lajmit se presidenti Meta ka refuzuar kandidaturën e Lleshajt për ministër të Brendshëm, Jari është vënë para presionit për të shpjeguar pse ai e pati interpretuar ndryshe Kushtetutën nga Meta.

Në një postim, Jari sqaroi sot pozicionin e tij:

“Të dashur demokratë.

Jari ju sqaron!

E di që pas vendimit të Metës, mijëra demokratë po më shikojnë mua si tradhtar që kam pas dekretuar Xhafajn një vit më parë, dhe detyrova Lulin të dal gënjeshtar, pasi tha që ai do të kalojë vetëm mbi trupat tanë.

Por e vërteta nuk është ashtu siç duket.

Fillimisht, kur unë thashë që nuk kam të drejtë me Kushtetutë ta bëj këtë gjë, edhe pse kisha dëshirë ta bëja, e thashë pasi pyeta Gjykatën Kushtetuese, dhe ata ashtu më thanë.

Meta në këtë pikë ka fat, se tani nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Por nuk ishte vetëm kjo.

Nga bisedat që unë pata me Doktorin, ai më tha se kemi leverdi ta kemi Xhafajn, pasi do ta sulmojmë për villain, dhe na duhet.

Kurse Meta e ka kollaj, se ky Lleshaj nuk ka vëlla fare, dhe nuk kanë me se merren.

Nga ana tjetër, mos më vini mua me shpatulla për muri për Xhafajn, pasi Xhafajn e pat dekretuar dhe vetë Meta në shtator.

Mirë unë në mars, po Meta pse e dekretoi në shtator?!

Pra e dekretuam se na duhej.

Kurse ky nuk na duhet, se nuk do rrijmë ne të kërkojmë tani çfarë ka bërë ky për 30 vjet, a ka hëngër me radhë supë në repart, apo pa radhë.

Por nga ana tjetër, mendoj se ky sulm mua më vjen nga Qim Peka, pasi ai donte që unë të shëtisja me të në male, në Vermosh, në Theth, në Prevallë, por unë nuk ja plotësoja dot dëshirën, pasi siç e dini, unë nuk eci dot.

Meta ja ka plotësuar këtë dëshirë, ndaj do më shumë atë.

Por pamvarësisht kësaj, unë ju siguroj se çështja e Xhafajt, nuk mund të krahasohet me çështjen e Lleshajt, dhe kjo duket qartë, pasi Xhafajn e dekretova edhe unë, edhe Meta, pasi kishim një plan.

Kurse këtë nuk do ta lejoja as unë.

Nuk mund të ketë në historinë e Ministrisë së Brendshme dy “begsa” njëri pas tjetrit ministra.

Kam qenë unë dhe kam shkuar deri president, nuk mund të lejojmë një figurë tjetër, pasi siç ka thënë një njeri i madh, kur historia përsëritet për herë të dytë, ajo është në formë komike.

Në këtë pike, e përshëndes dhe unë vendimin e zotit Meta, i cili vërtet është antikushtetues, por është për të mirën e vendit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje