Jari: I dekretova ministrat, se ka pas kurth për të më  shkarkuar si president!

5 Nëntor 2018, 20:09Antena TEMA

Pas refuzimit të Sandrit për ministër të Brendshëm nga Meta, gjithë demokratët kanë filluar të mërziten me Jarin, që nuk e paska bërë këtë punë më parë.

Gjithandej e tallin, apo e qesëndisin.

Ndërkohë, Jari është shumë i mërzitur me Lulin dhe Doktorin, që e dinë të vërtetën, po bëjnë sikur nuk e kanë mendjen.

Ndaj vendosi t’i sqarojë përsëri demokratët sot:

“Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron!

Më duhet të sqaroj dhe një herë situatën mbi dekretet e mija.

Unë isha i pari që doja t’i refuzoja ministrat e Ramës.

Inatin më të madh e kisha me Ben Ahmetajn, pasi më ka pas shkurtuar lekët për lyerje në Presidencë dhe rrugët për jashtë.

Kur u bë ai minister, i kërkova Gjykatës Kushtetuese të më thoshte a kam të drejtë ta refuzoj, apo jo.

Gjykata Kushtetuese më tha “nuk jemi këshilltarë të tu.

Bëje një herë veprimin, pastaj të themi ne, a ke gabuar apo jo.”

Atëhere thirra anëtarët e Gjyaktës në kafe.

-Si është puna, i pyeta?

-Po e rrëzove do ta hedhim poshtë, se nuk ke të drejtë, më thane, dhe do quhesh president që ke shkelur Kushtetutën.

Pastaj do t’i lindë e drejta PS-së të kërkojë dorëheqjen tënde, se je president që ke shkelur Kushtetutën.

E kuptova planin dhe u tërhoqa.

Për këtë arsye dhe kur ishte puna e Xhafës, e thashë qartë, që nuk e bëj dot, se nuk më lejon Kushtetua, pasi e dija planin e tyre.

Meta e ka kollaj, se nuk ka Gjykatë Kushteuese, dhe sa të bëhet ajo, e shtyn ai.

Kur të bëhet dhe t’ia hedhë poshtë, ai jep dorëheqje dhe bëhet prapë kryetar partie, kurse unë s’kisha ca të bëja.

Por nga ana tjetër, jam shumë i mërzitur me Lulin.

Ai tha sot se emërimi i Sandrit zëvendësministër i Brendshëm do të thotë që Rama është ministër real i  Brendshëm.

Kjo do të thotë që ne ta shfajësojmë Ramën për gjithë sa ka bërë pesë vjet, pasi i bie që Tahiri dhe Xhafaj kanë qenë të pavarur nga Rama.

Duke dashur të më godasë mua, Luli ka mbrojtur “de facto” Ramën, pasi i ka dhënë atij alibi që deri më sot ska pasur asgjë në dorë në polici.

Kjo nuk është e ndershme.

Ose Rama është përgjegjës për këto pesë vjet, ose nuk është.

Kështu si flet Luli duket sikur përgjegjësia e Ramës fillon sot.

Kjo është e rëndë, jo vendimi im.

Unë kam shmangur një kurth, se donin të më shkarkonin.”

1 komente në “Jari: I dekretova ministrat, se ka pas kurth për të më  shkarkuar si president!”

  1. mero llumi says:

    Jari ….ari …..jari …. te pelqen shume J…..ari ty siç duket! Kot e ke se nuk te do Bujari ty
    ..deri se te injoron komplet! Nuk mer mundimin me te pergjigjet te pakten nje here ! Eh…..eshte e dhimbeshme vella, dashuria e perbuzur, nuk ke faj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje