Alarmi në Langley, në shtabin e CIA-s, mbërriti në mesnatë.
Një aktivist kurd me emrin Fahro kishte denoncuar në një program te një TV ENI në Tirane, një komplot terrorist të rrezikshëm, duke përmendur emrat dhe mbiemrat e të dyshuarve.
Dy agjentët e turnit të sapo sinjalizuar nga gadishulli i largët, gjysëm të përgjumur, me foton e aktivistit Fahro u drejtuan nga zyra e rekordeve historike për të gjetur diçka rreth personit që jepte atë informacion strategjik.
Pas pak minutash doli një listë me rekorde, por kishte një problem, aktivisti kurd kishte vdekur nga damllaja me kohë e me vakt.
-Nuk është kurd, tha njeri syresh, nga fotoja duket si mongol, kërko aktivistët mongolë të luftës për pavarësi, se mes tyre do të jetë.
Ndërkaq gjithçka u sqarua, sepse erdhi nji ëhat’s up nga zyra lart.
Bëhej fjalë për një shqiptar me emrin Fahro, i lindur në fshatrat e Mokrës, i padënuar më parë, i pa parti dhe pronar i një gazete të pavarur.
Pas pak rekordet dolën të plota nga kompjuteri dhe dy agjentët nisën të lexonin si pa qejf.
Profesioni i Fahros ishte gazetar, ish- agjent i Sigurimit të Shtetit, mik me disa kryetarë dege dhe drejtora pularish, konferencier, i pëlqen paça me këmbë lope dhe tava e orizit…
Vijonte ndërkaq aktiviteti i tij ndër vite.
Data 12 maj 1986: Konferencë pranë kolektivit të peshkimit Durrës me temë “Papunësia dhe tmerri që po kalon klasa punëtore në SHBA”.
Poshtë kishte disa shënime me shkrim të imët: “Pas konferencës u pa të dilte nga ndërmarrja me disa kilogramë qefull të mbështjellë në gazetën që kishte me vete. E justifikoi se e kishte për shokun ministër”.
Data 8 nëntor 1987: Konferencë në pularinë e Gramshit me titull: “Roli i Partisë në emancipimin e gruas në fshat dhe revizionizmi kinez si rrezik për zonën e Gramshit”.
Përveç përmbledhjes së konferencës, në rekordin e CIA-s gjendej prapë shënimi me shkronja të imëta: “Iku me dy pula në çantën e punës, me pretekstin që t’i tregojë kolektivit të gazetës se si trajtohen pulat në ndërmarrjet socialiste dhe dallimi mes pulave tona dhe atyre kineze”.
-Interesant, pëshpëriti agjenti, paska pasur dijeni të thella edhe për mallrat kineze! Qenka goxha.
Të dhënat e CIA-s vijonin me zbulimin nga ana e tij të një grupi armiqësor, të kryesuar nga një malok katolik me emrin Gjon Fusha, i cili prishte me qëllim termoçiftet e furrave në një uzinë komuniste, duke vonuar prodhimin e hekurit me të cilin përgatiteshin armët e tmerrshme kundër imperialistëve amerikanë.
Pastaj vijonin rekordet me disa thashetheme të ca ish- shokëve të tij të gjimnazit, që thoshin se kur ishte i ri e kishte bërë ves të përgjonte çiftet e reja në mbrëmje, në lulishte.
Pas tyre vinin rekordet e viteve ’90. I afruar me rrethet katolike, u paraqit në Itali me emrin Francesco Baliu, me origjinë të largët italiane, del si i persekutuar nga regjimi komunist, për faktin se gjatë asaj kohe është konsideruar i padenjë të pranohet në parti, e madje dy herë me firmë të vetë Ramiz Alisë, nuk i kanë pranuar artikuj për vuajtjet e klasës punëtore në vendet kapitaliste, artikuj që ai ia kishte justifikuar drejtorit të gazetës si të denja për penën e Çarls Dikensit.
Viti 1996: kontrabandë suxhukësh hallall me makinë me targa CD në Maqedoni, kur ishte konsull i përgjithshëm. Ky sinjalizim vinte nga njëfarë Gazi-Dede.
Më 28 tetor të vitit 1996 u paraqit në një seancë solemne të Akademisë franceze në Paris, me identitetin Abati Faria. Pretendonte se ishte mik i një anëtari të Akademisë, por xhandarmëria franceze pasi pyeti anëtarin në fjalë, nëse e njihte, e dëboi nga salla pa një, pa dy.
Është regjistruar dy herë në hotel në Turqi me emrin Fahri Karabullak me origjinë nga Zonguldaku, profesioni bujk në pension.
-Prandaj e kemi marrë për kurd, mërmëriti agjenti.
Më në fund agjenti u soll me flegmatizëm dhe tha:
– Na lodhi! Për këtë idiot na kanë zgjuar nga gjumi.
– Mjaft t’ia shohën fytyrën, tha tjetri, duket se skulptori s’e paska kursyer baltën me këtë.
– Po ç’pret prej këtij sy iriqi, kur babai im blinte makinën e dytë Kadillak dhe kishte tri vila, ky fliste për urinë në SHBA, dhe ndërkaq u përkul dhe nën shënimet e vjetra me peshk dhe me pula vuri me të kuqe shënimin “fake”.
Eni kaka te befsha mutin mune emisjon legenash ..si ka mundësi e le top channal. Ket legene ne duke drejtuar emisionin
Sa kam qeshur Tv Eni virgjeria ne shitje te perhershme ?
Jam dhi tu shurru hahaha….
Ky plere ka bere dhe vazhdon te beje dush me mutin e saliovic toptanit. Ne litar do perfundoje dhe do varroset ne beograd.
ENI LAVIRA TE QIFSHA EMISIONIN MOJ PAÇAVURE T JE ME KEQ SE FARIU MOJ SHKERDHAT
ENI LAVIRA TE QIFSHA EMISIONIN MOJ PAÇAVURE T JE ME KEQ SE FARIU MOJ SHKERDHAT
Po cfare do Eni Vasili Fahri PalleMiu eshte personazh i videove te te Ndjerit Dritan Prifti,bashke me Like Floririn dhe Mona Baxhellen per pune te pista dhe afera Djallezore Hajduterore .Shikoji Surrati Mi Eni ,Apo te pelqejne te shemtuarit.???
CIA ka 3 milion operativ në botë.