Jari u kërkon demokratëve të shtyjnë hakmarrjen për vrasjen me snaiper të Salianusit!

22 Nëntor 2018, 19:36Antena TEMA

Jari u gdhi sot me një brerje të fortë në ndërgjegje, sepse dje nuk i ishte gjendur pranë Salianusit për vrasjen me silenciator nga burgu që i kishte ndodhur pasdite vonë. 

Pa gjithë ato mesazhe të forta solidariteti për të mbrojtur me gjak jetën e tij që kishin pushtuar rrjetin dhe u fut në mendime të thella. Po përpiqej të shpjegonte se nga buronte e gjithë kjo mbështetje e tmerrshme, por befas u kujtua që ai ishte “koleg” i Doktorit bashkë me Grigjën.

Ndërkohë mori vesh se vetë Salianusi dyshonte se vrasjen ia kishte sajuar Edi Rama për ta tallur në Parlament, por aty Jari u çorientua fare se lajmin e parë për këtë çështje e kishte botuar “Syri” i Qim Pekës.

Kështu kishte ndodhur edhe një vit më parë me atë videon erotike, ku Salianusi nisi të bëhej i famshëm si politikan hamshor dhe me perspektivë. Më mirë të mos i dish ca gjëra, mendoi, dhe u përpoq të përqëndrohej tek mesazhi i përditshëm. Dhe nisi të shkruajë si më poshtë:

Të nderuar miq, Jari ju informon!

E di që mezi po prisni të hakmerreni për vrasjen me snaiper të Salianusit dhe nuk keni faj, se ajo nuk durohet. E di se mezi po duroni padrejtësinë e shëmbjes së pallateve të Astirit, sidomos pas fjalimit prekës të Monës, që i ka pasur dikur në lagje gjithë protestuesit, ndaj edhe i qan realisht shpirti për ta.

Por ju lutem shumë ruani gjakftohtësinë dhe mos kaloni në veprime të pakontrolluara dhe në vetëgjyqësi, sepse çdo gjë ka radhën e vet. Fitorja po afrohet dhe qeveria e krimit i ka ditët e numuruara.

Por siç ju kam njoftuar më parë, Luli e ka një plan për këtë. Ai ka shpallur zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë në botë sipas modelit të Konservatorëve Anglezë. Kjo formulë magjike do të nisë të zbatohet menjëherë në Partinë Demokratike, me gjithë rezistencën e grupit të Ristanit, Nokës, Kadillit dhe Bumçit, të cilët thonin se ato mund të na përçanin para zgjedhjeve lokale.

Produkti i parë bio i kësaj formule pritet të dalë në Sarandë dhe ai do të jetë zoti Hariz Mema, kryetari aktual i degës. Ai është një intelektual i shquar i qytetit, i cili në zgjedhjet e kaluara vuri në dispozicion të partisë deri edhe zdrukthtarinë e vet.

Për ta bërë fitoren e tij të sigurt që të respektohet tamam modeli i Konservatorëve Anglezë, kandidatura tjetër që ka dërguar Luli përballë tij është një numëror topi, që ka shumë mundësi të mos votojë as për veten e tij.

Po jetojmë kohë historike të ringjalljes së Partisë Demokratike, që do të mbeten të paharruara në kujtesën e brezave. Ndaj mbajeni veten dhe shtyjeni për më vonë hakmarrjen për vrasjen e përgjakshme me snaiper të Salianusit, ndonëse e di që nuk është e lehtë. Sot është dita e Harizit dhe e triumfit të formulës britanike, që do të na sjellë së shpejti në pushtet me Lulin në krye.

I juaji Jari!

2 komente në “Jari u kërkon demokratëve të shtyjnë hakmarrjen për vrasjen me snaiper të Salianusit!”

  1. Ali babushi says:

    Mbete budalla. dhe me ju nuk meret njeri, as me ty as me salianusin ,as me kurvat e pushtat, ju e Keni vendin ne ruge te madhe ,tek semafori,per tju perdhunuar nga pak e CDO dite Sipas oreksit tuaj, fare e ndyre , qe mos mbifshi me kurre, kurre, kurre…….

  2. viktima says:

    Shume i konsumuar (cilesi e trete , skarco ) , nuk ja vlen te behet ” hero i demokracise” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje