PROFIL: Me qira dhe babain pa punë, kush është policja 24-vjeçare që humbi gishtat në protestën e sotme

22 Nëntor 2018, 19:06Kronika TEMA

Jeton e vetme. Me qera. Babai pa punë. Nëna ekonomiste. Vëllai emigrant në Gjermani. Nuk ka krijuar deri tani një familje pasi i është dedikuar punës, ku kërkon të bëjë karrierë.

Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e tregojnë si një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen.

Po sot efektivja e policisë, Ina Nuka, mbeti e plagosur rëndë në protestë, ku pesoi dhe humbjen e katër gishtave të saj në njërën dorë.

Pasojat e asaj që ndodhi kanë lënë disa plagë në trupin e 24-vjeçares së lindur në Peqin dhe e diplomuar me nota të shkëlqyera në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku edhe përfundoi studimet master për shkencat e lëvizjes.

Në Prill të vitit 2016, Ina është certifikuar si punonjëse e Patrullës së Përgjithshme dhe prej afro një vit e gjysmë ka punuar si efektive e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr.3.

E reja nga qyteti i vogël i Peqinit, që ndoqi ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, prej gjashtë muajsh ishte transferuar në repartin “Shqiponja”, ku vendosi të jepte kontributin e saj.

Por, për punonjësen e policisë së lindur në vitin 1992, e cila ka pasur rezultate shumë të mira në Universitetin ku ajo studio dhe në Akademinë e Sigurisë, nuk munguan as arritjet në profesionin e saj.

Ndonëse në një moshë të re, ajo vuri jetën e saj në rrezik përballë disa grabitëse që kishin vjedhur me dhunë një makinë në Shkodër, duke i ndaluar keqbërësit.

Për këtë veprim të saj, ajo është shpërblyer me një pagë mujore shtesë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Jeta e 24-vjeçares nuk u rrezikua nga as nga keqbërësit që vjedhin makina apo persona të tjerë me të kaluar kriminale dhe me të cilët përballej çdo ditë, por dëmet më të mëdha në trupin e saj i mori gjatë një protestë ku ishte angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.

Sot Ina, ka disa gishta më pak, disa plagë më shumë në trup dhe ëndrrën për të vazhduar të nesërmen punën si punonjëse e policisë, për të cilën la profesionin e saj si mësuese fizkulture.

11 komente në “PROFIL: Me qira dhe babain pa punë, kush është policja 24-vjeçare që humbi gishtat në protestën e sotme”

  1. Lumi A says:

    Me vjen keq per vajzen police dhe turperohem nga te gjitha ata qe per te pervetesuar pasurin publike nuk kursejne as nje femer. Turp PD, Turp protestus. Ligji duhet te veproje me rreptesine e tij.

  2. poshte serbo shpellaret says:

    Je motra jone Ina. Sherim te shpejte ty dhe policeve te tjere te plagosur. Robt e shpise te gjithe ju serbo-shpellareve dhe sidomos gjykatesve e prokuroreve qe lejojne qe kafshe si ju jetojne te lire rrugeve te Shqiperise. Turp Edi Rama dhe PS qe keni akoma frike nga Berisha te beni shtet ligjor.

  3. xhemal says:

    i uroj sherim te shpejte e cdo te mire ne jete .skemi fjale per dhunen e ushtruar nga njerez te deshperuar pa dinjitet .drejtesia te veproje me tere forcen e ligjit sidomos per ideatoret te cilet fshihen pas qenie idiote te dhuned

  4. maximus says:

    “JE SUIS INA”, futeni plakun e dicidolit brenda se ai eshte kordinatori dhe organizatori i te gjithave gjerave te keqija qe ndodhin ne shquiperi, ai eshte macja e zeze, terselleku i shqiptareve, sa te jete ai i lire , ne shqiperi gjithmone do te vriten njerez.

  5. Xha Sulo says:

    I urojme sherim te shpejte kesaj vajze te perkushtuar dhe pres me padurim te shohim Drejtesine te jape drejtesi

  6. Lennard says:

    Sherim te shpejte Polices Shembellore.Keqberesit te kapen se jane filmuar dhe te perballen me Drejtesine.

  7. Alba says:

    Me ka pikur ne shpirt lendimi i saj! Uroj qe ti gjejne nje menyre per ti rregulluar gishtat, dhe per ta rehabilitiuar sa me shpejt. Dhe sikur asnje gisht te mos te kishte humbur, dhimbja e asaj vajze me ka dritheruar shpritin. S’di c’te them! Ata protestues maskarenj, qe kane uzurpuar toka, e presin te demshperblehen me parat e taksapaguesve te ndershem shqiptar, shpresoj te futen te gjithe ne burg.

  8. Bernard Sh. says:

    U perlota si te jete vajza ime. Te denohen kriminelet me prerje gishtash dhe ti jepen Ines ato.

  9. Agron says:

    Oooo plera kafsh…uuuu qifsha robt atyre…qe vune dore…ooo zoti ju pafte…

  10. Artjoni says:

    O njerez te mire kush ka mundesi ta ndihmojm sado pak ekonomikisht kete heroin..nga un i pari

  11. Kreshnik says:

    Sherim te shpejte, gjynah vajza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje