May: BE nuk do ofrojë marrëveshje më të mirë nëse Brexit refuzohet

23 Nëntor 2018, 16:44Bota TEMA

Theresa May ka thënë se Britania e Madhe nuk do të marrë një “marrëveshje më të mirë” nga BE nëse deputetët refuzojnë marrëveshjen që ajo ka arritur.

Numri një i Downing Street tha për BBC Radio 5 Live se nëse Parlamenti voton kundër marrëveshjes muajin e ardhshëm, kjo do sjellë më shumë ndarje dhe pasiguri.

Por May nuk pranoi të thoshte nëse Britania e Madhe do të jetë më mirë jashtë BE, duke u shprehur vetëm se do të ishte “ndryshe”.

Një samit i liderëve të BE për të nënshkruar marrëveshjen do të mbahet të dielën, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura rreth Gjibraltarit.

Spanja ka kërkuar ndryshime në minutën e fundit të marrëveshjes, përveç nëse merr garanci mbi ishullin, edhe pse asnjë vend nuk mund të bllokojë marrëveshjen e tërheqjes në këtë fazë.

Shumë deputetë britanikë janë kundër Brexit dhe kjo ka ngjallur frikën se marrëveshja nuk do të miratohet në parlament.

Ajo i Emma Barnett të BBC se puna e saj ishte të bindë deputetët që ta mbështesin, por gjithashtu të “shpjegojë” të mirat e kësaj marrëveshje për publikun.

E pyetur se çfarë do të ndodhte nëse deputetët refuzojnë marrëveshjen, ajo tha: “Do të kishte më shumë ndarje dhe më shumë paqartësi, me njerëzit që po përpiqen të përdorin mundësinë për të ndaluar dhe penguar Brexit. Nga pikëpamja ime nuk duhet të ketë dyshim për Brexit sepse qeveria duhet t’i japë njerëzve atë që votuan gjatë referendumit në vitin 2016.”

Ndërsa shtoi: “Unë nuk mendoj se nëse shkojmë në BE dhe themi që nuk na pëlqen marrëveshja dhe duam një tjetër, ata do vijnë tek ne e do thonë se do na japin një marrëveshje më të mirë.” (TemA TV)

1 komente në “May: BE nuk do ofrojë marrëveshje më të mirë nëse Brexit refuzohet”

  1. ? says:

    BE ka probleme me ata që futen dhe dalin. Shpresojm që ndonjë shtet i BE-së s’do djallëzohet për t’ju kundërvënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje