Ky është momenti tronditës kur një nënë detyrohet ta hedh foshnjën e saj nga dritarja e katit të tretë i pallatit, pasi apartamenti ku ajo banonte ishte përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht në ndihmë nënës I kanë ardhur disa persona që pritën foshnjën poshtë teksa ajo e hodhi nga dritarja.
Edhe pesë persona u detyruar të kërcejnë nga dritarja, kur kompleksi i apartamenteve në Dallas të Teksasit u përfshi nga zjarri.
Byron Campbell një dëshmitar që pa ngjarjen ka deklaruar se e kishte parë flakën duke shpërthyer nga dritaret, dhe pa u menduar dy herë vrapoi për të paralajmëruar ata që jetonin në katin e tretë.
Ai tha kalimtarët e rastit bashkuan forcat, dhe qëndruan poshtë dritare për të pritur ata që kërcenin nga ndërtesa. (TemA)