Bayern katastrofë, Hoeness trondit trajnerin: M’u duk se po shihja filma me Charlie Chaplin!

24 Nëntor 2018, 19:49Sport TEMA

Nuk ka përkufizim tjetër përveçse “katastrofë” për Bayern-in e Mynihut, që u ndal te barazimi 3-3 në shtëpi nga Fortuna Dusseldorf këtë të shtunë dhe tashmë është 9 pikë larg Dortmundit kryesues!

Si zakonisht, ai që flet hapur dhe pa e vrarë mendjen për diplomaci, është presidenti Uli Hoeness, i cili ka mbetur i shtangur nga rezultati, por edhe nga gabimet e mbrojtjes bavareze.

“Ajo që pashë te goli i parë, e kam parë vetëm në filmat komikë të stilit të Charlie Chaplin. Është një ditë e vështirë për ne. Duhet urgjentisht një diskutim i brendshëm”, deklaroi menjëherë pas ndeshjes Hoeness, i cili në një farë mënyre konfirmon se tashmë trajneri Niko Kovac është në fije të perit.

“Trajneri? Të shohim, por të martën në Champions trajneri ynë pa diskutim që do të jetë Niko Kovac”.

Ishte ndeshja e tretë rresht pa fitore për Bayern-in, që shpërdoroi 2 gola avantazh dhe Hoeness është i tërbuar: “Është surreale. Më duket sikur jam në një film të keq”.

1 komente në “Bayern katastrofë, Hoeness trondit trajnerin: M’u duk se po shihja filma me Charlie Chaplin!”

  1. Zigur Qarri says:

    Uli Hoeness u bë shkak per testin e droges te trajnerit te Bayer Leverkusen Christoph Daum,nderkoh qe pretendonte
    te behej trajner i skuadres kombetare te futbollit te Gjermanise.Testi rezultoi pozitiv.Daum nuk u bë trajner i kombetares,
    duke e larguar edhe nga Bayer Leverkusen .Christoph Daum megjithese doli pozitiv,pretendonte te kunderten,dhe shume
    vone pranoi hapur se kishte konsumuar kokaine.Gjermani,Gjermani,qe edhe trajnerat detyrojn te bejn testin e droges!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje