VIDEO: Juventusi vijon serinë e fitoreve, mposht edhe SPAL-in

24 Nëntor 2018, 20:11Sport TEMA

Juventusi mundi me rezultatin 2-0 skuadrën e Spal-it në stadiumin “Allianz” në takimin e dytë të javës së 13 të Serie a. Bardhezinjtë vazhdojnë që të kryesojnë në renditje.

Nuk pati shumë histori kjo përballje, me “Zonjën e Vjetër’”që kaloi në avantazh në minutën e 29, falë një të majte të Cristiano Ronaldo-s, pas një goditjeje ultasi të Pjanic-it.

Reagimi nga miqtë nuk erdhi dhe në të 60’, Mandzukic vulosi fitoren. Kroati shënoi nga pak hapa larg portës, me topin që i shkoi nga grushtimi që portieri bëri pas gjuajtjes së Douglas Costa.

Për “Zonjën e Vjetër” vjen fitorja e 12 në Serie A, ndërs ata vazhdojnë të pamposhtur dhe e çojnë në +9 diferencën me ndjekësit e Napolit.

Permbledhja e ndeshjes Juventus-SPAL

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje