Riciklim parash dhe mashtrim, presidenti më i çuditshëm i Serisë A në telashe

28 Nëntor 2018, 16:04Sport TEMA

Masimo Ferrero, i cilësuar nga shumëkush si presidenti më i çuditshëm i Serisë A, ka përfunduar në telashe të mëdha dhe është bërë objekt i sekuestrove nga “Guardia Di Finanza”.

Presidenti i Sampdorias akuzohet ndërmjet të tjerave për mashtrim, prodhim faturash false, riciklim parash apo sigurim të mirash nga prejardhje të dyshimta të fitimeve.

Gjykata e Romës ka vendosur sekuestron e disa aseteve te Ferreros dhe kompanive që zotëron, mes të cilave dhe klubin e Sampdorias, i cili është përfshirë në mënyrë indirekte në këtë çështje.

Sipas dokumenteve të gjykatës, rezulton se 1,2 milionë euro të cilat kishin mbërritur në viti 2015 në arkat e klubit nga shitja e Obiang te Uest Hem, ishin tërhequr nëpërmjet faturave false nga presidenti Ferrero, i cili i kishte përdorur për të shlyer detyrime në kompanitë e tjera të tijat.

Ndërkohë, ishin bërë dalje si shpenzime për pesë fatura nga 100 mijë euro, të gjitha fiktive, para me të cilat Ferrero kishte blerë një pronë në Firence.

1 komente në “Riciklim parash dhe mashtrim, presidenti më i çuditshëm i Serisë A në telashe”

  1. rexha 10 says:

    SI NUKE MBARUAN NDONJEHERE KETA MASHTRES NE ITALI.GJYNAH PER POPULLIN ITALIAN ,SE JANE POPULLI ME I MIRE NE BOTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje