VIDEO: Ajaksi bën detyrën ndaj AEK, Plzen surprizon CSKA-në

27 Nëntor 2018, 20:45Sport TEMA

Ajaksi ka marrë një tre pikës të artë në një transfertë mjaf të vështirë kundër skuadrës greke të Aekut.

Skuadra holandeze triumfoi në Greqi me rezultatin e pastër 0-2 duke siguruar automatikisht kualifikimin për në fazën tjetër të kompeticionit të “Uefa Champions League”.

Të dy golat e fitores për ekipin e Ajaksit u realizuan në pjesën e dytë të takimit me anë të Tadic që ishte autori i kësaj dopiete në minutat 68’ dhe 72’.

Me këtë fitore Ajaksi ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 11 pikë deri në pritje të sfidës së Bajernit, ndërsa AEK pozicionet në vendin e fundit me 0-pikë

Ndërkohë, në sfidën tjetër të zhvilluar në orën 18:55, Plzen triufmoi në trasnfertë ndaj CSKA së Moskës me rezultatin 1-2.

Një humbje surprizë kjo për vendasit të cilët ishin favorit për të marrë fitore, por që çekët luajtën një 90-minutësh mjaft të mirë duke dal me tre pikë.

Golat e fitores për Plzen u shënuan nga ana e Prochazka dhe Hejda të cilët përmbysën avantazhin e krijuar për CSKA-në nga Vlasic.

Me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 4-pikë duke mbajtur gjallë shpersat për një vend që të dërgon në “Europa League”, ndërsa CSKA renditet e fundit me të njëjtën kuotë pikësh.

Më poshtë golat e takimit në ndeshjen AEK-Ajaks. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Tadic

Goli i dytë i shënuar nga Tadic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje