Java e derbit të kryeqytetit për skuadrën e Partizanit nuk ka nisur në mënyrë të duhur. Pas humbjes së pësuar në fundjavë kundër Flamurtarit, të kuqtë u tronditën pas arrestimit të kapitenit të skuadrës së tyre Alban Hoxha i cili u la i lirë vetëm sot i lirë nga Gjykata e Tiranës.
Megjithatë, portieri pritet që të mos jetë pjesë e derbit por pritet reagimi i klubit që deri më tani ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Por, pavarsisht situatës në seancën e sotme stërvitore ekipi ka qenë i bashkuar. Stërvitja e sotme është ndjekur dhe nga drejtori i përgjithshëm i skuadrës, Olsi Rama, i cili ka kërkuar nga ekipi përqëndrim maksimal për sfidën e së premtes.
Lojtarët janë bashkuar të gjithë bashkë duke bërë “betimin”.
Në pronocimin e tij për Supersport, mesfushori Bruno Telushi u shpreh se ekipi ka treguar se pas humbjes di të reagojë.
Ai tha se grupi është pika më e fortë e Partizanit, dhe se në derbi ekipi nuk do të dal pa pikë.
“Ndeshja derbi është maja e futbollit shqiptar. Është një javë shumë emocionuese dhe po përgatitemi mjaft mirë edhe pse u mundëm në Vlorë. Uroj të arrijmë ku duhet dhe të mos dalim pa pikë.
Të mbash këtë ritëm dhe vendin e parë është forca e grupit. Kemi dhe pika që bëhet diferenca, por është forca e grupit që po mbajmë këtë ritëm. Uroj të shënoj, por për festim nuk besoj se të shkoj deri aty sa të marr karton.
Tifozët janë lojtari i 12-të. Kjo është një ndeshje që spektakli nuk duhet të mungojë. Stadiumi duhet të jetë plot dhe të na përkrahin, pasi janë të mrekullueshëm”, tha Telushi.
Sfida mes Partizanit dhe Tiranës luhet të premten në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stermasi”. (TemA)
Edhe nxehen Rilindasit kur i thua qe Rama eshte njesoj si Berisha.
Ja nje shembull,, u kthye Xheni nga Suedia kur ju be babai kryeminister?? PO
U kthye nga Amerika Olsi kur ju be vellai kryeminister?? PO