Kaosi me finalen e Libertadores, FIFA mund të djegë kandidaturën e Amerikës së Jugut për Botërorin 2030

27 Nëntor 2018, 13:16Sport TEMA

Argjentina dhe Uruguai duan të organizojnë së bashku Kupën e Botës 2030, por ngjarjet e fundit të Libertadores lënë shumë për të dëshiruar.

FIFA është e tmerruar nga ajo që po ndodh me zhvillimin e ndeshjes së finales së Superklasikes në Buenos Aires mes River Plate dhe Boca Juniors pasi përplasjet e shumta mes tifozërive kanë bërë që përballja të mos ketë një datë se kur do të zhvillohet duke bërë që kandidaturat e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2030 që Argjentina dhe Uruguai synojnë të organizojnë së bashku tashmë duket se është e pamundur.

FIFA nuk ka plan të zhvillojë Kupën e Botës në një vend ku ai kontestoi zhvillimin e klasikes argjentinase sepse stadiumi dhe zonat përreth ishin skena e një dhune të paarsyeshme.

Ata ishin ngjarje vandale, të dhimbshme, barbare që vendosi shumë jetë në rrezik, siç thuhet në një shkrim drejtuar presidentit të Konfederatës së Amerikës së Jugut, Alejandro Dominguez.

Kandidatura e Argjentinës dhe Uruguait për Kupën e Botës 2030 ishin favorite edhe në kuadër të 100–vjetorit të këtij kompeticioni të madh, pasi e para e vitit 1930 është luajtur në këto dy vende.

Por pas ngjarjeve të fundjavës në mendimet e Gianni Infantino, era ka ndryshuar.

Tani kandidaturat e tjera po forcohen, veçanërisht ato që do të përfitojnë janë Spanja, Portugalia dhe Maroku. Infantino, i cili tashmë punon për Kupën e Botës në Katar të zhvillohet jo me 32 skuadra por me 48, në mënyrë që të shtrihet akoma më shumë ky kompeticion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje