Sekretari i pergjitshem i FSHF-se Ilir Shulku, se bashku me Xhemal Mustedanagiç kane dal kete te marte ne konferencen per shtyp per te prezantuar trajneret e rinj te moshave.
Shulku shpjegoi arsyet e mos largimit te Alban Bushit si dhe theksoi se trajneri Panuçi do te jete pjese e mbledhjeve ne seleksionimet e lojtareve.
“Nuk ka strategji për të marrë futbollistët që luajnë jashtë në Kombëtare. Ne i kemi kontaktuar dhe është dëshira e tyre nëse vijnë apo jo. Nuk ka futbollist shqiptar që luan jashtë dhe që nuk është kontaktuar nga ne.
U21 është grupmosha e fundit para se futbollistët të vijnë në Kombëtaren A.
Për të ardhur te U21, duhet të nisësh nga herët duke thënë që te U13, Bushi ka arritur objektivin te U21 pasi po furnizon ekipin A ke futbollistë dhe këtë po e bën mjaft mirë. Ne kemi një plan afatgjatë që futbollistët të vijnë nga grupmoshat më të vogla e deri te ekipi i parë.
Trajnerët e rinj do të jenë çdo ditë në punë ndërsa Panuçi do të jetë në çdo mbledhje dhe në seleksionime për të dhënë ide dhe për të arritur objektivat”, tha Shulku.
Nderkohe, drejtori i ekipeve kombetare Mustedanagic tha se strategjia e moshave eshte qe te dergojne ne ekipin A dy lojtare çdo vit.
“Ne kemi strategji që çdo vit të çojmë një futbollist te ekipi A. Nëse çojmë 2 është akoma më mirë, por strategjia nuk mund të ndërrohet çdo vit.
Ajo mund të ndërrohet çdo 4 vjet ose çdo cikël olimpik, që do të thotë 1 herë në 8 vjet. Kjo strategji sapo ka filluar dhe vitin që vjen mendoj se të paktën një futbollist cilësor do të kalojë te Kombëtarja A”, u shpreh Mustedanagiç. (TemA)