Është java e derbit dhe normalisht e gjithë vëmendja është përqendruar te ndeshja që do të luhet ditën e premte, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Interesimi është i madh për këtë ndeshje dhe Partizani, si klubi organizator, me një postim në faqen e vet zyrtare në facebook, ka sqaruar tifozët në lidhje me çmimet e biletave, tribunat ku ata do të vendosen dhe pikat ku mund t’i gjejnë biletat.
Ja çfarë shkruan klubi i kuq:
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:
Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 2000 Lek (të reja)
Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2, H1,H2
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e martë e në vazhdim nga ora 10:00 deri në orën 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni nga dita e Martë edhe pranë dyqaneve “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, respektivisht të pozicionuara pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit dhe te 9 katëshet pranë Ushtarit të Panjohur.