Këtë të martë do të vendoset se kur do të luhet finalja e kthimit e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors e shtyrë në dy raste për shkak të sulmeve me sende të forta dhe gazlotsjellës nga tifozët e Riverit ndaj lojtarëve të Bocas të cilët nuk ishin në gjëndje për.
Por përpara vendimit përfundimtar dy klubet argjentinase kanë marrë një ftesë shumë interesante nga qyteti i Xhenovas në Itali që u ka bërë thirrje drejtuesit të dy klubeve për ta luajtur finalen e kthimit të Copa Libertadores në stadiumin “Luigi Ferraris”.
Që pas zyrtarizimit të shtyrjes, ka pasur shumë hipoteza se ku mund të luhet kjo ndeshje, pasi nuk përjashtohet mundësia që finalja e shumëpritur të zhvendoset në një vend tjetër larg Argjentinës.
Rregullorja e parashikon se ndeshjet e shtyra mund të transferohen në ndonjë vend tjetër. Dje u mendua se mund të luhej në Abu Dhabi, por sot ka një tjetër teori, shkruan “SS”.
Më shumë se teori është një kërkesë e bërë nga Bashkia e Xhenovas, që u ka bërë thirrje skuadrave që të shkojnë e të luajnë në Itali.
Në kërkesën që është bërë për dy presidentët, të cilët janë me origjinë italiane, kërkohet që superklasikja më e famshme në botë të zhvillohet në stadiumin “Luigi Ferraris”.
Duket shumë e vështirë që të ndodhë, por në Itali duket se janë gati që të presin një nga përballjet më të zjarrta.