Shtyhet finalja e Copa Libertadores, ndeshja e dytë nuk do të zhvillohet në Argjentinë

27 Nëntor 2018, 17:21Sport TEMA

Ndeshja e dytë e shtyrë e Copa Libertadores midis River Plate dhe Boca Juniors do të zhvillohet më 8 ose 9 dhjetor, por nuk do të zhvillohet në Argjentinë.

Sfida e kthimit që ishte parashikuar për tu zhvilluar të shtunën u shty pasi mbështetësit e River Plate sulmuan autobusin e ekipit të Boca Juniors.

Një deklaratë nga organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut, Conmebol, tha se së shpjeti do të vendoset data dhe vendi se ku do të luhet kjo ndeshje.

Presidenti i Conmebol, Alejandro Dominguez u takua të martën me presidentët e të dy klubeve ku u diskutua për sigurinë me autoritetet përkatëse.

Ky është dueli më i zjarrtë në në historinë 127-vjeçare të futbollit argjentinas.

Kujtojmë që incidentet e së shtunës të krijuara nga tifozët e River Plate nuk kaluan pa pasoja për lojtarët e Boca Juniors. lojtarët e Bocas pësuan prerje nga xhamat e thyer të dritareve, dhe u prekën gjithashtu nga gazi lotësjellës i përdorur nga policia për të shpërndarë turmat.

Një numër i madh lojtarësh, duke përfshirë dhe sulmuesin Carlos Tevez u trajtuan nga mjekët e klubit.

Kryebashkiaku i Buenos Aires, Horacio Rodriguez Larreta, i cilësoi huliganët e River Plate si “mafia e futbollit argjentinas”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje