Kristian Panuçi i hedh fajin shqiptarëve: Më e lehtë të trajnosh Real Madridin se sa juve

27 Nëntor 2018, 15:05Sport TEMA

Kristian Panuçi e vlerëson të vështirë trajnimin e Shqipërisë dhe në krahasim me Realin, ai shprehet se madrilenët mund të trajnohen më lehtë se kuqezinjtë. Këtë gjë, tekniku italian i Kombëtares e ka pranuar në një intervistë për “Goal.com” në të cilën shprehet se ka besim se nëse një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë.

Ai ka komentuar gjendjen aktuale të Realit, si edhe ka folur për Romën dhe përballjen e sotme duke qenë se në të kaluarën e tij ka luajtur me të dyja skuadrat, madje ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Realin.

“Liga e Kombeve? Ne kemi arritur qëndrueshmërinë. Unë mendoj se është një kompeticion i rëndësishëm. Nuk bëmë mirë, por qëndruam në Ligën C. Duhet të bënim shumë më mirë, por siç thashë edhe në Shqipëri duhet që të trajnohemi dhe të përgatitemi më mirë.

E ardhmja? Unë kam 6 vjet që jam trajner dhe kam dëgjuar shumë pak trajnerë që të pranojnë se janë fajtor për diçka. Unë them: ‘Besoj se jam fajtor për të qenë futur një ide loje, kur unë nuk i trajnoj ditë për ditë lojtarët, por çdo dy ose tre muaj.’ Unë mendoj se është më mirë të bllokosh dhe pastaj të bësh kundërsulm. Nuk i trajnoj çdo ditë për t’i futur këtë ide loje, dhe në fund përzgjedhja për të bërë këtë ide loje është e vështirë.

Stili i lojës? Kjo varet nga lojtarët që kam në dispozicion dhe cilësia që ata kanë, kështu që unë përpiqem që t’i vendos në pozicionet e duhura. Pastaj skema mund të ndryshojë, por kjo varet nga skuadra që keni përballë. Përveç zgjedhjes, për shembull Spanja ka idenë e vetë. Edhe fëmijët e luajnë atë ide që në moshë të re. Duhet të mbrojmë  veten dhe të shkojmë në kundërsulme në Shqipëri. Kjo është e sigurt.

Rikthim në një klub? Jo, jam shumë i lumtur te Shqipëria, por sigurisht që nuk do e mbyll atje. Dua të jetoj në Spanjë, do të doja të kthehesha në Spanjë pas Shqipërisë, do të isha i kënaqur.

Solari dhe Zidan? Zidan fitoi tri herë Ligën e Kampionëve. Ta bësh këtë gjë, duhet të jesh një trajner i mirë dhe kam besim se edhe Solari do të arrijë ta bëjë. Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin sesa Romën apo Shqipërinë.

Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021. Pamë që Zidan bëri një skuadër mjaft të mirë dhe është më e lehtë sesa të kesh lojtarë mesatarë.

Roma apo Real? Kjo është një e vështirë për t’iu përgjigjur. Reali është Real dhe unë i mbaj në zemër me krenari të madhe. Kam shumë miq atje dhe kujtime pasi fituam shumë, si Liga e Kampionëve apo edhe mbështetjen e tifozëve”, tha mes të tjerash Panuçi.

2 komente në “Kristian Panuçi i hedh fajin shqiptarëve: Më e lehtë të trajnosh Real Madridin se sa juve”

  1. DIBRAN says:

    Tek REAL nuk te qasin as per te pastruar dushet dhe halete e lojtareve!
    Ha ato Euro te shqiptareve pordhace qe te sollen ne ate stol!
    Sa per shqiptaret e vertete ata ta treguan vendi:
    VAFFANCULO, Panuc!
    VAFFANCULO ne stadium dhe ne cdo cep te Shqiperise!
    TI NUK VLEN!!!!

  2. Krenaria says:

    Mesa duket keni ngaterruar ekip. Ikni sa me shpejt dhe trajnoni ekipin qe deshitoni. Nuk mund ta trajnosh nje ekip kur nuk e kupton dhe nuk e deshiron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje