Nga Fatjon Baze
Pas dështimeve spektakolare të të gjithë skaudrave të moshave të Shqipërisë, përfshirë këtu edhe ekipin A, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka vendosi të shkarkojë tre trajnerë.
Edhe pse ka pjesën më të madhe të përgjegjësisë për këto shifra të turpshme të ekipeve kombëtare – pasi është ai që ka ekskluzivitetin e emërimeve të trajnerëve – ai është munduar të fshihet duke larguar vetëm teknikët, ndërsa vetë nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi.
Por, edhe pse ka vendosur të marrë emra të rinj, gjasat janë që rezultatet e ekipeve të moshave të mbetën në vendnumëro pasi asnjëri prej tyre nuk është se ka ndonjë eksperiencë në rolin e trajnerit.
Është më shumë një punësim qokash që Duka di të bëjë më mirë, se sa të sjell ndonjë rrijte cilësie apo rezultatesh tek skuadrat e moshave – pasi siç është vërtetuar ai nuk shquhet se i interesojnë shumë.
Mjafton të shihni se kë ka vendosur trajner në krye të skuadrës U-15. Armand Dama është njeriu që do të marrë drejtimin e skuadrës së kësaj grup moshe, i cili edhe vetë nuk e beson se do të jetë në këtë post. Por, shërbimi që i ka bërë Dukës është shpërblyer nga ky i fundit.
Armand Dama është njeriu “fantazmë” i cili ka votuar në Asamblenë zgjedhore të 7 shkurtit ku Duka u zgjodh me vota të blera sërish në krye të Institucionit të futbollit shqiptar. Dama ishte një emër i panjohur në futboll, por “shkëlqeu” me votën e tij si përfaqësues i Shoqatës së Minifutbollit e cila ishte e parregjistruar në Gjykatë.
Si “kamikaz” i besuar i Armand Dukës ai shkoi e votoi në Asamble dhe sot jemi të detyruar që ta kemi si trajner të U15 – një kombëtare që ka më shumë se kurrë nevojë për emra profesionistë për t’i shtyrë fëmijët e vegjël të dashurohen me lojën e futbollit – dhe jo të kenë nën drejtim një trajner që është aty vetëm si një person që është sjellë si ushtar i Armand Dukës.
E njëjta gjë dhe me emërimin e Nevil Dedes tek moshat U19. Dede është një emër i madh sa i përket karrierës së tij si futbollist – por është po aq i madh në dështimin e tij në rolin tjetër që ushtron si trajner.
Ai ka drejtuar skuadrën e femrave U17, dhe në drejtimin e kësaj skuadre për të vetmen gjë që do mbahet mend është turpërimi me goleada që kemi pësuar nga skuadrat kundërshtare.
Ah, dhe për këtë Duka ka detyrime pasi e ka pasur dhe e ka gjithmonë në gadishmëri për ta nxjerrë në sulm sa herë ka zëra kundër tij. Shquhet për sulmin e tij ndaj Erjon Braçes ku e përdori emrin e tij në mënyrë të dhimbshme, në një status ku dallohej qartë që ja kishin shkruar të tjerët. Dhe ja pse ai sot është në krye të U19 – pas një eksperiencë totalisht të dështuar dhe të turpshme në krye të skuadrës U17 të femrave.
Dhe për të kuptuar të gjithë këtë farsë të Armand Dukës me trajnerët e rinj – shikoni konfirmimin në detyrë të trajnerit U21, Alban Bushit.
Rezultatet pozitve të Shpresave nuk mbahen mend që nga koha kur këtë skuadër e drejtonin Skënder Gega dhe Redi Jupi. Me Bushin rezultatet pozitive dhe “Shpresa” ka vdekur.
Por, besimi i verbër i Dukës tek ai është shumë herë më me interes se sa ecuria e Kombëtares U-21.
Ai është aty si shembull për tu treguar trajnerëve të rinj se si të mësojnë dhe të bëjnë pazare ndeshjes!
Perfekt fatjon baze
Duka ka emeruar mbeshtetesit e tij,per nje mandat tjeter,ne krye te FSHF !!
Kjo piramide duhet te rexohet duke filluar nga Duka.
Duka nuk shquhet per rritjen e cilesise se futbollit shqiptar,ai ka ne qender te vemendjes mbreterimin e tij,nepermjet metodave enveriste .
Nevil Dede shet ndeshjet o njerez ! E ka bere kete qe kur ka qqene lojtar dhe ma do mendja do e beje dhe si tranier.
Nuk di per dy te paret, por Dede ka qene futbollist i mire prandaj ndoshta e ka merituar nje shans. Por me te vertete habitem se si Bushi ende mbeti me U21. Ai ka patur nje liste fantastike futbollistesh dhe rezultatet kane qene katastrofale. Per mendimin tim, ai eshte dashur i pari te largohet.