Shaqiri kujton eksperiencën te Interi dhe nuk mohon rikthimin në Itali!

28 Nëntor 2018, 13:49Sport TEMA

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri gjatë një interviste foli për kohën e kalaur te Interi.

27-vjeçari deklaroi se pavarësisht se te zikaltrit nuk kaloi një përiudhë të mirë, nuk mund të flasë kurrë keq për ta dhe as për Italinë.

Lojtari me origjinë shqiptare theksoi se në atë kohë Interi ishte në periudhë tranzicioni ku shumë lojtarë vinin e iknin.

Përsa i takon marrëdhënis me ish-trajnerin Mancini, Shaqiri deklaroi se nuk ka patur kurrë probleme me të, shkruan “Supersport”.

Në fund ai shtoi se tani është një lojtar i ‘The Reds” dhe se në Angli ndihet shumë mirë, por në një të ardhme mund të rikthehet sërish në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje