VIDEO: Reali mposht Romën në “Olimpico”, fiton Juve dhe Man. United

27 Nëntor 2018, 22:52Sport TEMA

Reali i Madridit është ritkhyer tek fitorja pas disftës turpëruese të pësuar në kampionat, duke mposhtur në Olimpico skuadrën e Romës.

Sfida direkte për vendin e parë në Grupin G, përfundoi me rezultatin e pastër 0-2 në favor të madrilenëve.

Një sukses i merituar për skuadrën e drejtuar nga Santiago Solari, të cilët zhvilluan një 90 minutësh mjaft të mirë Romës e cila pavarsisht përpjekjeve nuk ia doli dot të dilte me pikë nga ky duel.

Golat e fitores për Realin u shënuan që të dy në pjesën e dytë. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Gareth Bale në fillimin e 45-minutave të dyta duke përfituar nga një gafë e mbrojtësve vendas.

Për të vulosur shifrat në 0-2 mendoi Lucas që realizoi me kokë. Pas kësaj fitorje Reali mban vendin e parë me 12-pikë, ndërsa Roma renditet në vend të dytë 9-pikë.

Ndërkohë, një fitore të rëndësishme mori dhe Juventusi në shtëpi kundër Valencias.

Të besuarit e Massimiliano Allegrit triumfuan me shifrat 1-0 fal golit të shënuar nga sulmuesi Mario Mandzukic.

Me këtë sukses Juve mban vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Valencia qëndron në kuotën e 5 pikëve në vendin e tretë, pasi në vend të dytë renditet Manchester United me 10-pikë që fitoi ne minuten e fundit në sfidën e sotme ndaj Young Boys fal golit te Fellainit.

Në takimet e tjera Bajerni shkatërroi me shifrat 4-1 Benficën, ndërsa Manchester City u ndal në barazimin 2-2 në sfidën kundër.

Më poshtë golat në takimin Roma-Real Madrid dhe Juventus-Valencia si dhe rezultatet e plota të mbrëmjes së sotme. (TemA)

Roma – Real Madrid 0-2

Bayern Munich –  Benfica 5-1

Hoffenheim – Shakhtar Donetsk 2-3

Juventus – Valencia 1-0

Lyon – Manchester City 2-2

Manchester United – Young Boys 1-0

AEK- Ajaks 0-2

CSKA Moscow – Plzen 1-2

Roma – Real Madrid 0-2

Goli i parë i shënuar nga Bale

Goli i dytë i shënuar nga Lucas

Juventus – Valencia 1-0

Goli i Mario Mandzukic

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje