U bënë 2  vjet, Andrea !

4 Dhjetor 2018, 18:10Blog TEMA
U bënë 2  vjet, Andrea !

Nga Ilir Yzeiri

Me njerëzit që kemi ndarë jetën tonë në mënyrë të përhershme, me ata që jemi ndierë sikur të ishim një, kur ata largohen nga kjo botë, është e vështirë ta besojmë se nuk janë midis nesh.

Andrea, më 3 dhjetor në orën 13:00, bëri dy vjet që është larguar nga kjo botë, por ne, miqtë e tij, dhe familja e fëmijët e tij, nuk e besojmë dot këtë.

Unë, madje, u ngatërrova mes datës 3 të vdkjes dhe datës 6 të varrimit. I pamësuar me idenë e largimit të tij nga kjo jetë, nuk u kujtova ashtu si duhet për vdekjen e tij.

Andrea u largua nga kjo botë kur ishte në kulmin e punëve dhe të veprimtarisë së tij. Ishte gjithë entuziazëm dhe kishte hapur disa projekte librash njëherësh, në fushë të historisë filozofike, të publicistikës historike dhe, natyrisht, ishte gjithë energji për të marrë pjesë aktive në jetën e vendit.

Edhe sot vendi i tij në studion e TV Klan në emisionin «Opinion» është bosh dhe vështirë të plotësohet me ndonjë tjetër gazetar.

Grinta e tij dhe ndershmëria intelektuale, patosi nganjëherë edhe i rrëmbyer ishin karakteristika të një gazetari të talentuar polemist. Po ashtu dhe shkrimet e tij që disa herë çelnin gazetën «Dita», mungojnë, gjithashtu.

Andrea na mungon të gjithëve edhe për një përmasë tjetër që ai trashëgonte dhe që është pastërtia dhe ndershmëria intelektuale.

Rrallë në jetën time kam njohur njeri aq të drejtë, të përkushtuar dhe aq të dhënë pas familjes sa ai.

Ndaj, sa herë vjen dhjetori përgatitem që të mos harroj Andrean, ditën kur ai u largua nga kjo botë.

Megjithatë e kam të vështirë sepse vërtet më duket sikur kjo gjë nuk ka ndodhur.

 

5 komente në “U bënë 2  vjet, Andrea !”

  1. boss says:

    ISHTE NJERI I MREKULLUSHUM. PATA RASTIN TA NJOH FARE RASTESISHT. PUNOJA TEK KAMBIZMI DHE VINTE SHPESH HERE DHE ME PYESTE ISHTE FILLIMI I TIJE SI GAZETAR. SA ESHTE SOT MARKA DOLLARI FRANGA LIRETA. ASHTU I RI SHUM SIMPATIK ME FLOKE GJATE ME LA MBRESE SI PERSON ME PYETJET E TJJ DHE SHUM SHPEJTE U BEME MIQ DHE DUKE SHKEMBYER RRALLE HERE NDONJE KAFE. ME KA ARDHUR SHUME KEQ KUR MORA VESH QE ISHTE ISEMURE RENDE. KAM GJITHMON PARASYSH FYTYREN E TIJE RINORE DHE PLOT ENERGJI. I PA HARUAR QOFTE KUJTIMI I TIJ NE TE MIREN E ATDHEUT DHE GAZETARISE SHQIPTARE ME SHKRIMET DHE KRITIKAT E TIJ.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Nje gazetar investigiv dhe I talentuar.. I miss his presence..

  3. Beni says:

    Ishte djale i qyteteruar si rralle kush, jo pse kishte lindur ne Tirane e gjysem Shkodrane, por natyra e kishte bere te tiile,artist. Inteligjent dhe i pa kompromis ne idete e tij,megjithese anonte nga e majta, por nuk e kishte problem te zbrazej edhe ndaj idese se tij. Nuk kane vlere shume fjalet pasi ne ekran e kemi pare, por ne mendjen time ka lene mbresa te jashtzakonshme si person i gazetarise. Kur shoh nje shkrim per Andrean nuk mundem pa shkruar dy fjale per te.

  4. nord.al says:

    Une nuk e kam njohur Andrean pervec nepermjet shkrimeve dhe them me plot bindje se asnje gazetar nuk e zevendson ate per nga vlera , patosi dhe ndershmerija. Si lexues e ndjej shume mungesen e Andrea Stefanit.

  5. Ani says:

    NJe nga gazetaret me te mire, meriton te kujtohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje