Bujar Nishani: Na konsiderojnë si tufë delesh hajdutët që vjedhin ditën dhe grabisin natën, por studentët na sollën sërish shpresën

5 Dhjetor 2018, 15:52Politika TEMA

Bujar Nishani ka bërë një shkrim ku thotë se studentët që protestuan sot sollën sërish shpresë në Shqipëri.

Ish presidenti gjykon se qeveria “Rama” po e trajton popullin si tufë delesh dhe ka nevojë për largimin e saj.

Ai gjykon se këto 6 vite populli është varfëruar si kurrë më parë dhe duhet ndryshim.

Ndër të tjera ai shprehet:

Sot studentët në Tiranë ndezën sinjalin e asaj që ishte tulatur, rrudhur e po asgjësohej totalisht çdo ditë në Shqipëri, SHPRESEN !

Në fakt, atë nuk mund ta bëj dot më mirë askush se sa studentët, dmth rinia, ajo që meriton dhe ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për Shpresën.

Shpresa e çdo qytetari në këtë vend u nëpërkëmb, u tall, u fye, u injorua, u përçmua, u tret e po çohej drejt zhdukjes me shumë forma e metoda, por mbi të gjitha përmes varfërimit, dhunës psikologjike, shpirtërore e fizike që sjell varfërimi.

Pafytyrësia e tejskajshme e një grushti njerëzish pa moral, pa integritet, të pa civilizuar mirëfilli, defiçentë në formim intelektual e deri në simbioz me gangsterrizmin e krimin zbatoi me gjakftohtësi parimin mesjetar të varfërimit të asaj që e konsideron si “tufën e deleve”.

“Ti varfërojmë që të mos e ngrenë dot kokën”, ishte modusi shpellar i një grupi të pa nginjurisht me vuajtjen e shqiptarëve.

Makineria për të vjedhur ka degraduar deri në politika armiqësore ndaj shqiptarëve.

Ndaj studentëve, me pagesat më të larta se në vende shumë më të pasura se Shqipëria.

Ndaj të sëmurëve, duke ju hequr deri barnat e rimbursueshme si nevojë kapitale e jetës së tyre.

Ndaj çdo shqiptari, me grabitjen e xhepit familjar përmes çmimeve skandaloze të karburantit me të keq se kudo në botë e më të shtrenjtë se në çdo vend të Europës e rajonit tonë.

Pakësimin e parave në çdo familje përmes tre dhe katërfishimit të lloj lloj taksash, të ashtuquajtura, ndërtese, infrastrukture, pastrimi, ndriçimi, uji, gjelbërimi, etj etj, kur në fakt as infrastrukturë nuk ka, as pastërti, as ndriçim, as gjelbërim, as uj e as gjë normale.

Po ka ! Ka vetëm hajdutë që vjedhin ditën e grabisin natën këdo e pa u nginjur.

Ndaj bisnesit të vogël e të mesëm me taksa dhe ngarkesa të tjera fiskale duke i detyruar të mbyllin atë mundësi të vetme të mbijetesës e të largohen nga Shqipëria.

Ndaj fermerëve në çdo fshat, duke zëvendësuar subvencionet dhe mbrojtjen për fermerin me monopolin për bisneset e disa spekullantëve partiak që fusin në tregun agrobujqësor shqiptar çdo pisllëk nga çdo cep i mundëshëm i jashtëm.

Ndaj zvogëlimit faktik të pagave dhe pensioneve përmes rritjes së çmimeve dhe shërbimeve si rezultat i politikave favorizuese për monopolet e një grupi oligarkësh që praktikisht kanë asgjesuar thelbin dhe sekretin e zhvillimit dhe prosperitetit, KONKURENCEN !

Miliarda lek nga buxheti i shtetit shkojnë për financimin e bisneseve private të disa mashtruesve që vetëquhen “bisnesmenë të mëdhenj”, që në fakt nuk investojnë e xhirojnë kapital privat por prodhojnë pasuri personale me zhvatjen e buxhetit publik.

Paratë që ju merren studentëve, rrogëtarëve, pensionistëve, fermerëve, bisnesit të vogël, cdo qytetari të këtij vendi për gjoja shërbimet që ju ofrohen nuk ju kthehen aspak në të mira të rigjeneruara atyre, por i dhurohen atij grupi të vogël që veç bisnesmenë nuk janë, por thjesht dhe troç, mashtrues të nivelit të Sudes.

Praktikisht me paratë që i merren studentëve, prindërve të tyre, gjyshërve të tyre, është ndërtuar një shpellë e errët tipike mafioze ku thasët e pafundë të milionave të vjedhur nuk ja japin dot shkëlqimin shpirtit të zi të makutërisë.

Sot studentët kanë marrë përsipër misionin që koha ju a imponon ta marrin.

Ata sot, kanë në dorë të rivendosin të drejtën e tyre dhe kontributin reciprok e racional për shërbimit që ata marrin në universitete.

Ata sot, kanë në dorë të ndalin taksimet e padrejta të prindërve dhe familjeve të tyre dhe të rivendosin raportin e drejtë dhe racional të kontributit ndaj shërbimit.

Ata sot, kanë në dorë të ndalin dorën e një hajdutërie të pa parë kurrë më parë në xhepat dhe shtëpitë e familjeve të këtyre studentëve.

Ata sot, kanë në dorë të shpërthejnë dhe shkërmoqin shpellën e të vetmëve shpellarë të vërtetë që janë në këtë vend, hajdutët e tarifave të studentëve, hajdutët e ekonomisë së çdo familjeje të atyre studentëve.

Ata sot, kanë në dorë rikthimin e Shpresës, rikthimin e Dinjitetit, rikthimin e Jetës.

Për veten e tyre në rradhë të parë, por edhe për prindërit dhe familjet e tyre.

Ata sot, janë misioni i Shqipërisë së nesërme !

Për këtë as të mos tërhiqen, as të mos kompleksohen e as të mos intimidohen.

Nga pushtetarët e korruptuar jo e jo, por as edhe nga të dërguarit e atyre që këlithin ; “jo politik”, “jo politik” !

Ata të dërguar janë aty pikërisht për të mbrojtur politikën e hajdutërisë dhe korrupsionit.

Sot, studentët duhet tu bëjnë thirrje pedagogëve që ti bashkohen lëvizjes së tyre. Atyre pedagogëve që nuk janë zhytur e përlyhen në tepsinë e çorbës së hajdutërisë e zhvatjes.

Sot, lëvizja e tyre është destinacioni i të nesërmes për të gjithë !”, shkruan Nishani. (TemA)

8 komente në “Bujar Nishani: Na konsiderojnë si tufë delesh hajdutët që vjedhin ditën dhe grabisin natën, por studentët na sollën sërish shpresën”

  1. Haha says:

    Ik more pirdhu…

    1. Prototipi says:

      “Pik o irdhu” thaj se nuk ha pyka shqip ay!

  2. tafa says:

    O Jaro kjo pamja jote prej debili te lindur nuk me ngjall fare shprese mua.Studentet bejne mire te ngrihen por jo per ato qe do ndodhin pas nje apo dy vjetesh ose nuk do ndodhin fare.Ju me fal per edukaten ushtarake qe tu drejtova ,ti dhe ai mender komandanti yt Sali qeni mos i perdorni studnetet ,mos i dizinformoni se do shkoni per lesh kur tju dale dhe antirushua se boja ju ka rene me kohe

  3. eli says:

    Po o ulok po!O gjera te ndyra!Do kapeni pas cdo paligjshmerie!Edhe pas studenteve ngeles.

  4. tiransi says:

    Hajdut nder me te medhenj te ketij vendi jeni ju,nuk le gje pa mare nen petkun e presidentit,me partupesine me te madhe sot flet per te tjeret.

  5. lulashi says:

    Ik ore koqe. Kufome e gjalle.

  6. Shaba says:

    Degjoheni kete bythelevizur! Ai di sec flet. Eksperienca e tij me studentet e Shkolles se Bashkuar eshte domethenese. Ai organizoi studentet me grupe sulmi per te mbrojtur bustin e shokut Enver, me shprese per te fundosur njehere e pergjithmone shpresen studentore per demokraci. Degjoheni kete bythelevizur se po ta shikosh me kujdes flet, per shkolla falas dhe sherbime shendetesore falas, si ne kohen e shokut Enver. Mos besoni se ai eshte i djathte dhe beson te kapitalizmi. Kapitalizmi per te eshte thjeshte kamuflazh I komunistit bythelevizur.

  7. Balli Kombetar says:

    Ou kush flet dhe me cfare termash!!!! Hata e madhe na ka gjet!!!! Cfare fjalori i zgjedhur:
    * Deficente ne formim intelektual!!!!! Ou!!!
    * Te pacivilizuar mirefilli!!! Ou!!!
    * Shpellare!!! Ou!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje