Lahuta që na e "mori" serbi

5 Dhjetor 2018, 09:26Blog TEMA

Nga Alma Nikolli

Kur isha e vogël më kanë kënduar nina-nana. Jo shumë herë besoj, se ne fëmijët e asaj kohe sikur kemi qenë më të bindur nga natyra, edhe ndaj gjumit.

Kjo ka qenë e vetmja muzikë live që kam dëgjuar asokohe. As çifteli që ishte traditë në veri nuk dëgjohej më në shtëpi. Babai qysh fëmijë s’ia pati lëviz më telat. Pasi i vdiq i ati, nuk pati më kohë me lujt me nota, as me lujt ma fare.

Në 8-vjeçare (s’ka qenë 9 ende) kam mësuar çdo notë, në fusha, në vija, e poshtë pentagramit. Kemi kënduar “Himnin e  lumturisë”, së Bethovenit, e di ende fjalë për fjalë. Apo “La donna mobile” të Pavarotit.

Këndonim edhe këngë partizane. Jehonte zëri i gjithë klasës. Vraponte nëpër korridore e hynte në një orë matematike dhe zbuste ikset e ipsilonet në dërrasat e zeza që atëherë kanë qenë të zeza.

Mësuesja e muzikës ishte aq e mirë sa nuk besoj të ketë dalë nga programi mësimor, kur ishte puna për të dëgjuar tingullin e lahutës a të çiftelisë në shkollë. Me siguri nuk ka qenë aspak në program që ne të dëgjonim lahutë a çifteli.

Në gjimnaz mbaron qejfi; s’ka më muzikë. E në asnjë aktivitet kulturor nuk na kujtoi më njeri se çfarë kemi vlera shqiptare. Edhe nëse e kanë bërë s’ditën të na e ngulisin në mendje.

Kur kishte fushatë partia në pushtet s’linin mësuese pa detyruar të shkonte në miting… e mësueset mundoheshin të mos linin nxënës pa marrë me vete për të tundur flamuj rozë a blu… Kurse atë të kuqin, atë shqiptarin kurrë s’na detyruan ta valëvisim.

Në fakultet e master, s’bëhet më as Gjuhë Shqipe. Nuk kam çfarë të them për lahutë e çifteli.

Në televizon e keni parë vetë ç’bëhet.

Na kafene po e po.

Edhe në vende turistike malore që kanë pasur traditë çifteli e lahutë, nëpër shumë lokale këto instrumente janë si librat, sa për zbukurim se në sfond dëgjon këngë italiane.

Këto ditë si kurrë më parë ndihem në faj që nuk kam dëgjuar kurrë lahutë “live”… Ia drejtova gishtin vetes, fundja.

Megjithatë, tani e tutje do të na quajnë mëkatarë po ta bëjmë…, se është tingull i serbit…

15 komente në “Lahuta që na e “mori” serbi”

  1. beni says:

    Lauta është e serbit!
    Kemi tradita të njëllojta por prapaganda ka qen si e jona e jo e serbit megjithse në gene jemi një e tjetër në ideologji fetare?

  2. TIRONA says:

    Ju dhe breket do ja u zbathin me kta pederasta politikan qe drejtojn kte vend ka 30 vjet , runi mos na morin vallen e napolonit te pakten , se i bi me shku ndasem e me bo mledhje partish.

  3. TIRONA says:

    Ju sesht çudi qe dhe breket do ja u zbathin me kta pederasta e antishqiptar politikan qe drejtojn kte vend ka 30 vjet , runi mos na morin vallen e napolonit te pakten , se i bi me shku ndasem e me bo mledhje partish.

  4. PAK DRITE says:

    Me fakte nga studiusit, jo me llafe.

  5. Liri says:

    Iliro-arber-shqiptaret kane perkryer vepra shume te bukura mbeshtetur ne tingujt e lahutes. Lavdi kesaj vepre.

  6. Dash says:

    Me “llafe” sic i quan ti,me gojedhana,me kenge dhe me vaje, eshte ruajtur tradita ,ndergjegja e cdo populli dhe aqe me shume e ketij tonit te luftuar dhe te masakruar ne shekuj ,nga ata qe erdhen rrotull,,cfare ndershmerie ne ndergjegjen e tij ka nje popull qe perpiqet te pervetesoje historine e nje populli tjeter, ky lloj kembesori nuk eshte ndryshe nga cdo cub qe del e te vret ne mes te nates per nje monedhe….keta jane gjitonet tane per fat te keq ….nuk dua te permend ketu pergjegjsine e kujt i takon te ngreje zerin dhe grushtin per te mbrojtur pasurite tona…jemi te pafat por dhe te rrethuar nga jiena….fjale thote ky njethundraku

  7. Dash says:

    Me “llafe” sic i quan ti,me gojedhana,me kenge dhe me vaje, eshte ruajtur tradita ,ndergjegja e cdo populli dhe aqe me shume e ketij tonit te luftuar dhe te masakruar ne shekuj ,nga ata qe erdhen rrotull,,cfare ndershmerie ne ndergjegjen e tij ka nje popull qe perpiqet te pervetesoje historine e nje populli tjeter, ky lloj kembesori nuk eshte ndryshe nga cdo cub qe del e te vret ne mes te nates per nje monedhe….keta jane gjitonet tane per fat te keq ….nuk dua te permend ketu pergjegjsine e kujt i takon te ngreje zerin dhe grushtin per te mbrojtur pasurite tona…jemi te pafat por dhe te rrethuar nga jiena….nuk kane cfare te marrin ,ajo do jete aty e jone dhe bota e jashtelobeve e di shume mire…fjale thote ky njethundraku

  8. Gjorku says:

    Nèse do ti hedhèsh njè sy lahutès, duket njè instrument i çuditshèm. Tingujt e sajè janè pak melodik dhe kur malsori ja mer kèngès, me vèshtirèsi arrin tè kuptosh ndonjè fjalè. Gjergj Fishta nè vargjet e tija homerike i pèrshkruan tè gjitha vuajtjet, dèshirat, lutjet, zakonet e shqipètarit nè poemèn me titull : ” Lahuta e Malsisè ” Kètu arrijmè tè kuptojmè atè lidhjen shpirtèrore e thellsisht tradicionale tè atijè instrumenti me ndjenjat kulturore tè njè populli tè lashtè e autokton. Tani dègjojmè se Lahuta u ble, ashtu si çdo gjè nè treg….e nga sot UNESCO ja shiti Lahutèn serbisè, pa e pyetur aspak tè zonè ! Eshtè pak a shumè si ajo shitja e pronave nga pronarè tè rremè, dy a tre herè ! Po me plisin ( qeleshen, ksulèn ) çfarè do tè bèjnè ? Se çiftelinè edhe po ta blejnè, nuk i binè kurrè si Nue Shyti !

  9. gajdexhiu me çifteli says:

    Po mi goce je e vogel tina ene nuk din gjo … po lahuta e serbit ka qene gjithmon dhe nuk ta mori tani !!!!! Ku ta dish ti e shkreta !!!! Turqit e gjeten lahuten ne ballkan ,pra nuk e sollen si risi ! Me shume mund te pretendojne Mala Zezet per lahuten se sa shqipetaret .

    1. Tirons says:

      Pse Malazezet cfare jane….ke degjuar per 7 fiset shqiptare te Malit te Zi qe u sllavizuan….edhe ky eshte problemi Lahuta eshte perdorur edhe ne ato toka shqiptare qe sot i takojn Serbise nga shqiptare e sot jane sllavizuar serbet erdhen dhe gjeten ketu Lahuten dhe e pagezuan ne emrin etyre Gusla kjo Gusel eshte njohur sot si instrment serb ne UNESCO …por qe eshte Lahut shqiptare e pagezuar ndryshe

  10. ben says:

    Se pari moj cupe La donna e’ mobile-kendohet nga legjendari Pavaroti, por eshte pjese e operes Rigoleto, shkruar nga nje tjeter legjendar i muzikes operistike, Xhyzepe Verdi.
    Se dyti-keto “semundjet” e muzikave te huaja apo bastardimeve te muzikes sone kombetare, eshte “veper” e brezit tend, pasi brezi im u edukua me traditat shqiiptare ne cdo aspekt. Nuk ta ka fajin babai qe nuk ksihte kohe te kendonte me cifteli e lahute, kur i duhej se pari te mendonte cdo minute per ekzistencen e familjes dhe se nuk i bente zemra atij te kendonte kus shikonte varferine qe kishte pllakosur cdo familje shqiptare. Po keshtu, nuk ta ka fajin njeri se nuk e di se kush e ka shkruar “La donna e’ mobile” dhe as qe nuk i paske degjuar cifteline dhe lahute. Sot, ti dhe brezi jot keni nje instrument shume me te perkryer per te mesuar mbi popullin tend qe eshte interneti dhe Youtube. Te tere i ke atje, vec ne se ke me shume deshire te degjosh muziken “moderniste”.
    Me teper u kushtoni kohe facebook-ut, instagramit dhe se si te nxirrni cicat e bythet ne media se sa te harxhoni kohen per gjera qe vlejne me teper ne jete. Ngelet tere jeten vetem duke u ankuar dhe duke bere fajtor te tjeret qe mbetet injorante.

    1. mik says:

      Se ku e ka fajin ajo vajze ( apo grua ) qe ju versule ashtu, vetem ti e di !!!
      Artikulli nuk ngacmon asnje pale, por ne menyren e saje, ajo gazetare shpreh keqardhjen per fatin e keq qe mori origjina e Lahutes. Kaq ! Nuk ka arsye te zemerohet njeri, ajo nuk bani ndonje mekat.
      PS : Aq ma keq, me korrigju edhe operat !! Ndofta stresi .

      1. ben says:

        I dashur mik-faji i kesaj vajzes dhe i brezit te saj eshte se bejne pergjegjes prinderit per paditurine e tyre. Prinderit pa dyshim luajne rol te vecante ne edukimin e brezit te ri, pasi edhe neve kemi marre mesimet e para te edukates qytetare ne familje, por prinderit bejne aq sa munden, pasi detyre e tyre vec edukimit eshte ne rradhe te pare mbijete. Kjo ka qene akoma me e vertete ne kohen e merhumiit, kur kane jetuar prinderit e kesaj cupes. Pjesen tjeter te edukimit e ben shoqeria. Nuk besoj se babai i kesaj cupes nuk e ka edukuar ate me dashurine per kombin dhe kulturen shqiptare. Kete e kane bere kush me shume e kush me pak te gjithe prinderit tane. E keqja eshte se ky brezi sotem di vec te ankohet dhe te drejtoje gishtin tek cdonjeri pervec vetes, nderkohe qe kohen e kalojne ne kafenera dhe ne social media.

  11. ILIAZ LAZI - Gostivari says:

    PO ME MBËSHTETJEN E “UNESCOVE” TË TILLA SERBËT U BËNË PRONARË TË JETËS E TË VRASJES SONË, NA I MORËN TOKAT (ME ORTODOKSINË GREQËQIRE) E NUK DO NA MERRNIN LAHUTËN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. Y
    YourDoll株式会社

    ラブドール 海外 パリとイタリアの評判の悪いセックスドール、セックスロボット、セックスドールハウスについて考える必要があること

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール

      piperdoll すべてのダッチワイフ所有者が見なければならない最高の映画の10

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje