VIDEO tronditëse: Kamioni shpërthen në mes të qytetit

5 Dhjetor 2018, 11:18Lifestyle TEMA

Ky është momenti shokues kur një kamion shpërthen në mes të rrugës, por shikuesit e tronditur kanë vërejtur një njeri në sfond, që zhduk disa sekonda para se kamioni afër tij të shpërthente. 

Videoja është publikuar pas hetimit të kryer nga gjykata e Victorias, ku si pasojë humbi jetën 24-vjeçari Anthony Carnevale në vitin 2015. 

Të gjithë ata që e kanë vërejtur një burrë duke ecur në trotuar mbetën të habitur, kur ai u zhduk në po të njëjtin vend ku disa sekonda më pas shpërtheu kamioni. 

“A po e sheh dikush tjetër njeriun duke ecur në trotuar që zhduket para se të shpërthente kamioni”, është një nga komentet e shumta që janë publikuar në këtë video. 

Madje disa pretendojnë se në vendin ku është zhdukur ky person asnjë objekt tjetër përreth tij nuk është zhdukur, duke nxitur kështu dyshimet se autori i videos mund ta ketë edituar. 

Si pasojë e këtij shpërthimi Carnevale mbeti i vdekur në vend, në momentin kur kamioni që e kishte marrë me qira shpërtheu në rrugën që lidh pjesën perëndimore të Melbourne të Australisë.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje