“Bularati”/ Shoqëruesi polic i deputetit grek u arrestua nga policia shqiptare me armë zjarri pa leje, prokuroria: Të lihet i lirë

9 Dhjetor 2018, 13:47Kronika TEMA

Marios Gogolos, efektivi i policisë greke i arrestuar dje nga policia e Sarandës të lihet i lirë. Kjo është kërkesa e Prokurorisë.

Organi i akuzës ka kërkuar sot nga gjykata që arrestimi i 35-vjeçarit të cilësohet i ligjshëm dhe ndaj të tij të jepet masa e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

Marios Gogolos, efektivi i policisë greke i arrestuar dje nga policia e Sarandës të lihet i lirë. Kjo është kërkesa e Prokurorisë.

Organi i akuzës ka kërkuar sot nga gjykata që arrestimi i 35-vjeçarit të cilësohet i ligjshëm dhe ndaj të tij të jepet masa e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

Shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracisë së Re, u ndalua dje në postbllokun e Kranesë në Sarandë, teksa shkonin për në Bularat, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kostandino Kacifas, 40 ditë pas ndarjes së tij nga jeta.

Gogolos, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor ‘Sarandë-Gjirokastër’, në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë  nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, sipas burimeve nga pala greke, badigardi deklaroi në kufi se kishte me vete armën e tij, ndërsa Policia shqiptare deklaron se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.

7 komente në ““Bularati”/ Shoqëruesi polic i deputetit grek u arrestua nga policia shqiptare me armë zjarri pa leje, prokuroria: Të lihet i lirë”

  1. tfgs1 says:

    ELEYTHEROS o magkas!
    sa per sunitokomentuesit,st’arxidia mas………………..gezuar ramazonin!

    1. Tironsi says:

      Rraseni brenda kermen greke! Prokuroria e plepave kerkon lirimin e keti gangsteri qe kujton se Shqiperia eshte Kandahari i arpistanit si ne vendin e tij. Po ta kishte bere kete nje shqiptar do te rrasej ne burg. Ju jeni delenxhij ore prokurore te sumes.

  2. Sokol says:

    Shqiptari me arme pa leje denohet kurse greku lihet i lire.C’fare drejtesie eshte kjo????

    1. Flm says:

      O koqe … nuk ishte Shqipo refugjat ilegal pa identitet i armatosur po shoqerues i deputetit i nje shteti “me vulen e Europes”.
      Imagjinoni po te ishte qeveritar Amerikan ose Italian … as do guxonit ta kontrollonit.

  3. KORÇARI says:

    Mos u çuditni, këtu Greku ka agjentë në SHISH , dhe arriti të nxjerrë në Rrjet LISTËN ME EMRAT,ADRESAT,LEKËT DHE TË GJITHA HOLLËSITË E AGJENTËVE SEKRETË TË SHISH -it, ndërsa ju çuditeni me këtë vendim ????

  4. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Ju baft Nana prokurorise. Jo ketije qe erdhi me arme, se mire beri fundja doli i xhiro, ketyre dhjaksave tane ja u ngopte greku sa here tju vije rasti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje