“Në disa kthesa të aksit rrugor të Qafë Thanës disa persona hedhin vaj në rrugë që të rrëshqasin makinat”.
Kështu shprehen disa shoferë të cilët kanë dërguar pranë redaksisë së gazetës TemA disa fotografi që dëshmojnë këtë fakt.
Ata shprehen se edhe pse rruga nuk kishte ngricë dhe as borë makinat xhirojnë.
“Rruga nuk ka borë dhe as ngricë. Edhe pse gomat e kamionit janë të reja makina xhiron vetëm se këta hedhin vaj në rrugë, Po na rrezikohet jeta. ”- shprehet një qytetar që ka dërguar foto.
Ndërsa një tjetër thotë: “Trajleri 24 ton xhiron sikur të ishte një veturë e lehtë vetëm nga vaji në rrugë”.
Më tej për këtë problem që ata hasin sa herë që kalojnë në këtë aks rrugor thonë se vajin në rrugë e hedhin personat që kanë biznese private të karrotrecëve.
“Personat që hedhin vajin në rrugë kanë biznese private të karrotrecëve.
Këtë e bëjnë që të rrëshqasim makinat dhe të përplasen që ata t’i marrin më pas për tërhequr makinat e prishura ”- thotë qytetari. (TemA)
Plera…ilace tu behen….ka polici Pogradeci? Apo gjitje diten ke Gjoli.
Ketyre plehrave koken tek rrota
Nuk duhet te jete vaj, por ndonje komponent kimik qe çliron asfalti. Kushedi ç’i kane hedhur brenda.
Te gjenden personat qe bejne kete pune, nuk eshte e veshtire te identifikohen kush jane. Te pergjigjen para organeve kompetente ne masen maksimale qe parashikon ligji, konsiderohet tentative vrasje. Te mos kete meshire per keta maskarenj… Shteti te veproje
Kamera. Pergjojini nje nate dhe do dalin krimbat e karotreceve.
Keta jane kriminele qe nuk pyesin nese vdes njeri.