Dokumentet/ Miku i Lulzim Bashës me biznese brenda konvikteve të Inxhinierisë, ndërsa vëllai i Nasip Naços zaptoi në mënyrë të paligjshme hapësirën e studentëve

13 Dhjetor 2018, 17:41Sociale TEMA
Dokumentet/ Miku i Lulzim Bashës me biznese brenda konvikteve të

Një skandal është bërë publik për një nga miqtë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës.

Është zbuluar se pranë konvikteve të Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë ekziston një aktivitet që shërben njëkohësisht si call-center, sallë dasmash dhe mensë private studentore, në administrim të Arbër Krakullit.

Arbër Krakulli është një prej militantëve më të zjarrtë të çadrës së hapur një vit më parë përpara Kryeministrisë, si edhe një mik i afërt i kreut të PD-së, me të cilin shfaqet shpesh në foto.

Nga të dhënat e  “Qëndrës Kombëtare të Bizneseve” mësohet se Arbër Krakulli është administrator i përgjithshëm i shoqërisë “Ekspomark”, e cila merret me aktivitete marketingu, konkretisht me “call center”.

Ky biznes deri para pak kohësh ishte i regjistruar te  rruga “Studenti”, ku ndodhen edhe konviktet e Inxhinjerisë.

Në fotot nga vendndodhja shikohet qartë se bëhet fjalë për ekuivok dhe biznesi, i ndodhur në të njëjtën godinë ku ushtrohet edhe aktiviteti i sallave të dasmave, është brenda vetë konvikteve të “Inxhinjierisë”.

Ky biznes ka dy filiale, në qytetin e Tiranës dhe në atë të Lushnjës. Diçka që bie në sy është se biznesi është regjistruar vetëm pak muaj përpara se Lulzim Basha të largohej nga posti i tij si kryetar bashkie, në mars të vitit 2015.

Këto të dhëna tregojnë qartë se falë lidhjeve direkte me Lulzim Bashën, Krakulli ka përfituar në këto vite pikërisht nga zhvatja e studentëve, përmes një aktiviteti të ndodhur në mënyrë të paligjshme, në një godinë që qëndron mu në mes të katër konvikteve të Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë.

Vëllai i Nasip Naços zaptoi në mënyrë të paligjshme hapësirën e studentëve

Thellohet skandali me emrat që kanë zaptuar ambjentet e studentëve në mënyrë të paligjshme gjatë qeverisjes PD-LSI. Pas vëllait të ish Presidentit Bujar Nishani, lexo.al ka zbuluar se edhe vëllai i Nasip Naços ka përfituar në shkelje të plotë me ligjin, mensën e studentëve për një periudhë 10 vjeçare.

Mersin Naço, vëllai i ish ministrit të Drejtësisë dhe aktualisht deputet i LSI Nasip Naços, ka përfituar për shfrytëzime biznesi personal ambjentet e ish mensës së Godinës Nr.1 në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2.

Nga një konstatim i bërë, vihet re dukshëm një shkelje e rëndë dhe tepër abuzimeve në mënyrën se si kjo kontratë qeraje është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës me shoqërinë “KIBA FAXHO”, emri i së cilës është ndryshuar nga “KIBA FAXHO” në “GARDEN PARK” më 20.08.2015 Me anë të një vëzhgimi në faqen zyrtare të QKB, vihet re që regjistrimi i kësaj shoqërie për herë të parë është bërë më datë 4/10/2011, ndërkohë që kontrata e qerasë ku është shpallur fituese shoqëria e shtetasit Mersin Naco, është e datës 10/10/2011.(Lexo.al)

10 komente në “Dokumentet/ Miku i Lulzim Bashës me biznese brenda konvikteve të Inxhinierisë, ndërsa vëllai i Nasip Naços zaptoi në mënyrë të paligjshme hapësirën e studentëve”

  1. ALI ABDULLAI says:

    JAM PLOTESISHT DAKORT QE JANE BERE SHKELJE. JU LUTEM SHUME LERINI HISTORITE ME BIOGRAFIRA DHE LIDHJE FAMILJARE.
    NESE KENI VERTETUAR SE KA PATUR SHKELJE LIGJI ATHERE COJENI NE PROKURORI E GJYKATE DHE TE KORRIGJOHET GABIMI DUKE PAGUAR DEMIN E SHKAKTUAR ME GJITHE INTERESAT.
    SEJCILI MBAN PERGJEGJESI PER ATO QE BEN VETE. I NJEJTI STANDART DUHET TE PERODORET PER CDO SHKELES TE LIGJIT, NUK KA RENDESI KOHA KUR KA NDODHUR POR ZBULIMI DHE VEPRIMI I LIGJIT

  2. Populli shqiptar says:

    Pffff plehra pty rrac muti vetem me vjedh e grabit e kane menjen politikanet

  3. TOMORRI says:

    vazhdojne akoma keta rrangallet e LSI shoferat e skraparit te vjedhin ne emrin e palo presidenti me bllok ne dore apini syte e shporrini keta mostra se na zhduken si kombe

  4. Po says:

    Pra, pse nuk i permendin keto gjera STUDENTET kur a ankohen per konviktet dhe hapesirat e Universiteteve, por thone: firmos “8 pikat” dhe kaq ?

    DEMOKRACIA MODERNE PRANON “DIALOGUN” dhe jo “DHUNEN dhe ULTIMATUMET”.

  5. Vlora says:

    Po tani qe u ngeci veza kryq Po na tregoni per vjedhje e korrupsion pse si keni treguar dhe denoncuar me pare. Ju jeni te gjithe hajdut te majt e te djatht.kryeminister tregohu vendin rektoreve e petagogeve me ca i kan vene ato pasuri futi ne burg o ata o prokuroret qe si hetojn. Marin 200 euro per nje provim. Ilace i befshin.

  6. abdulla senjefi says:

    edhe une jam dakort me “Ali Abdullai” por …si tia bejme Lul Bashes e Sales e salihales qe i kerkojne llogari Ed Rames per….Kristaqin dhe “harrojne” Sal Berishen qe ende eshte komunist i flakte sic ka qene ne vitet e para 1990-es….Hajduti therret :”Kapeni hajdutin”…

  7. Zigur Qarri says:

    Sa i mire qe eshte luli kur i ngren ato dy gishtat me exiton jashte mase.

  8. Liri says:

    DHE VELLAI I EDI RAMES,OLSI,JETON VETEM ME RROGE DHE SHUME HERE MER LEKE BORXH KE GAZ DEMI PER TE KALUAR MUAJIN.GHYNAH

  9. lume says:

    TURP,,,perziini keta uzurpatore te poshter te hapsirave te qytetit studenti,,../////

  10. anastasi says:

    Ne shqiperi duhet te behet nje ndryshim I madh.Edi Rama duhet te jap doreheqje qeveritare menjehere,ose te shpartalloj grupin fashist dhe tradhetar te Sali Berishes, Monika kryemadhin dhe te shkarkojne ILIR METEN,si president jo i popullit,president i zgjedhur,nga 70 kastraveca.Nje president i pa zgjedhur nga populli nuk eshte president,por eshte nje brigadier i deputeteve fashist. Jo shqipetare.Te gjithe keta kastraveca deputet,te gjithe njerezit e tjere qe kerkojne te sheshojne malin e dajtit, o burra lereni ta bejne fushe dajtin dhe malin me gropa, atehere ndoshta fitojne pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje