Revolucion s’do ketë, rotacion ndoshta!

14 Dhjetor 2018, 09:55Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Ne që kemi përjetuar ditët e stuhishme të dhjetorit 1990, u entuziazmuam shumë kur filloi protesta aktuale studentore. Si atëherë, një grup studentësh u ngritën spontanisht në protestë për disa kushte ekonomike studentore, dhe marshimit të tyre iu bashkëngjitën mijëra studentë nga fakultete të ndryshme. Por krahasimi mbetet vetëm deri këtu.

Në krye të protestës nuk po ngjizet një grup udhëheqës studentësh e pedagogësh, siç ndodhi në dhjetor 1990, kur u ngjiz një grup i tillë (në përbërje të tij ishin Azem Hajdari, Tefalin Malëshyti, Shinasi Rama, Arben Imami, Sali Berisha, Arben Demeti, Gramoz Pashko, etj., etj.). Aktualisht, protesta studentore ka mbetur në kuadrin e një proteste për kushtet ekonomike dhe për përmirësimin e administrimit të universiteteve publike.

Çdokush që ëndërroi për një revolucion që do të lindte nga protesta studentore (përfshirë edhe mua), ka mbetur i zhgënjyer. Një revolucion i tillë (paqësor, jo i dhunshëm) do duhej t’i kundërvihej të gjithë kastës politike dhe ekonomike, duke i dhuruar vendit një forcë të re politike, që do ta qeveriste Shqipërinë ndryshe nga ç’e kanë qeverisur deri më sot PS-ja, PD-ja LSI-ja etj.

Për këtë revolucionin që ndoshta e presin 700 mijë banorë madhorë të Shqipërisë (të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje) ndoshta duhet pritur një ditë tjetër, por ndoshta është koha të fillojmë të flasim për rrotacionin.

Fakti që në protestën studentore po marrin pjesë bij nga familje me orientime të ndryshme politike, tregon se pakënaqësia ndaj qeverisë Rama (për të mos thënë ndaj vetë atij personalisht) nuk kufizohet vetëm tek familjet PD-iste apo LSI-ste. Pavarësisht se disa grupe studentësh mund të jenë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të PD-së apo LSI-së dhe pavarësisht se protestat paralele të qytetarëve në rrethe mund të jenë organizuar nga PD-ja apo LSI-ja, problemet që ngrenë protestuesit rezonojnë tek një segment i gjerë i popullsisë. Edhe një familje e thjeshtë socialiste e ka problem të paguajë shtrenjtë për shkollën publike apo për karburantin dhe energjinë elektrike.

Në qoftë se qeveria nuk i adreson sa më shpejt këto probleme, protestat mund të ndjekin fabulën e ortekut, i cili fillon nga një top bore dhe bëhet gjigant rrugës, duke mbledhur me vete borën e malit. Dhe në qoftë se një ortek gjigant protestuesish zbret para kryeministrisë, qeveria mund të bjerë dhe të kemi zgjedhje të parakohshme. Praktikisht, zgjedhjet e parakohshme do të sillnin rrotacion.

Po në qoftë se protesta aktuale nuk arrin të marrë përmasat e ortekut, a do të ndikojë ajo për afrimin e rrotacionit?

Deri para protestës, shifrat e sondazheve që kam zhvilluar çdo muaj paraqisnin një tablo stanjacioni elektoral (përveç muajit të skandalit “Tahiri” dhe muajit të “Babales”). Numri i banorëve madhorë që ishin gati të votonin PS-në rrotullohej rreth 700 mijëshit (nga 765 mijë që votuan për PS-në në zgjedhjet e vjetshme). Nga ana tjetër, partitë e opozitës (të gjitha së bashku) mezi e arrinin 700 mijëshin në sondazhe. Historia elektorale e Shqipërisë ka treguar se, me një barazim të tillë statistikor paraprak, partia në pushtet arrin t’i fitojë lehtësisht zgjedhjet (gjatë fushatës ndizen të gjithë llojet e motorëve…).

Sidoqoftë, protesta aktuale mund të shkundë letargjinë e votuesve të majtë, të cilët deri më sot nuk kanë konsideruar alternativë tjetër votimi veç PS-së. Nuk mund të pritet që votues socialistë të zgjohen papritur e të votojnë për PD-në apo LSI-në, por ata mund të vendosin të mos votojnë fare. Dhe një rënie e PS-së nën kuotën e 700 mijë votave do ta rrezikonte shumë mandatin e saj të tretë në pushtet.

Kuptohet që rënia e PS-së nën 700 mijë vota nuk sjell automatikisht rrotacionin. Që të ndodhë ky i fundit, duhet që PD-ja të formojë një koalicion paraelektoral me LSI-në dhe partitë e tjera të vogla; PD-ja e vetme zor se ngrihet mbi kuotën e 500 mijë votave (nga 465 mijë që mori vjet në zgjedhje). Në fakt, në këto ditë të protestës, PD-ja dhe LSI-ja duken shumë afër njëra-tjetrës. Por nuk e dimë nëse do të mbeten po kaq afër, kur të afrojnë zgjedhjet dhe do t’u duhet të planifikojnë se si do ta ndajnë tortën e pushtetit që shpresojnë të marrin…(AFP.al)

9 komente në “Revolucion s’do ketë, rotacion ndoshta!”

  1. arber says:

    perfundimisht do kete revolucion ca thote zalosnja si megafon i rames ka per te ndodhe ndryshe padyshim.
    ropt te gjithe sistemit dhe mediat dhe spiunat antikombetare

  2. Lenci says:

    As revolucion , as rotacion. Ti Zaloshnja je thjesht nje RK qe kerkon te dukesh interesant duke bo fallxhorin!

  3. ta says:

    ana….liste te paguar me vjen ndot ti shoh………….

  4. Magda says:

    Kur je ne ajer, krejtesisht jashte realitetit shifrat nuk vlejne fare, pasi ato lexohen por nuk interpretohen dot. Ky eshte thjesht nje lexim filxhani. Ajo partia e re qe kerkon artikullshkruesi eshte themeluar rishtazi dhe quhet Partia Komuniste Shqiptare, madje me kane bere edhe ftese per anetaresim…
    Pranda kjo proteste eshte nje test i mire per te pare pritshmerine e kesaj partie.
    Keshtu qe PD LSI dhe PS duhet te bejne nje aleance fluide per te kapercyer kete situate, ndersa pritet nje carje tek PD dhe nje enderr e komunisteve per te care PS.
    ZOT BEJE ENDERR!!!

  5. Uk Ashta says:

    Po na habit Zaloshnja me kete analize. Ku eshte thelbi ? Qe te ndryshoje sistemi, duhet nje force e re politike, e cila do shume kohe per te dale si organizim dhe program dhe per t`u afirmuar. Ti pret rotacion. Ai behet me zgjedhje. Çfare do te dale? Sot per sot as PD as LSI nuk japin shprese se jane provuar. Thua se perkrahesit e PS te mos votojne. Ata e dine se po te mos votojne, do te fitoje PD, pra eshte njesoj sikur ta votojne ate. Kjo nuk mund te ndodhe. Keshtu zgjedhjet e parakohsme do te jene nje barre tjeter e rende ne kurrizin tone dhe PS del perseri fituese dhe do te themi pse u lodhem kot, vetem per te afirmuar edhe nje here te majten. Fitues te tjere do te asgjesonin reformen ne drejtesi. Rama nuk ka frike nga kjo se ndryshe nuk do te ishte lodhur me te kaq shume.Le te behet dhe te provohet kush e perballon. Askush qe ka ndyre duart nuk do te na dhimbset. Te behet pastrimi dhe pastaj do dime te zgjedhim. Ju lutem mjaft me shpifje, na jepni prova kush eshte hajdut, kush eshte i korruptuar, çojeni para drejtesise . Nuk i besoni? Prisni shume pak, por prova na jepni.

  6. mikojani says:

    Degjojeni kete Tocin,ky hajdut,qe la Ameriken,per te bere rolin e hajdutit.Mos degjoni kete njeri,qe nuk ka,as din e as iman.Ky eshte nje maskara,i kategorise se larte,nje mashtrues,per ta patur zili,nje pehlivan i Sorosit.Kapani me shkelma kete maskara.

  7. capi dhia says:

    O Zaloshnja.
    Po pse e ben shkrimin nqs” Ndoshta. Ndoshta eshte aq relative dhe aq objektive saqe nuk vlen te thuhet nga nje gazetar i respektuar sic je ti. Sepse: ndoshta demokraci; ndoshta komunizem; ndoshta as mish as peshk – domethene Asgje, Asgjetarizem, as Jete as Vdekje = Virtualizem = UFO !!!???.

  8. Cuku says:

    Ky na dhjeu me keto.sondazhet
    O kukull e Like hajdutit
    Ti ja fut pordhes kot
    Sipas mendjes tende te pjerdhur :,do votoka nje socialist P.D.
    O te dhjefsha mu ne sondazhin e Likes dhe Mones
    Rama do mare me shume vota ne 2021 ,jo se I meriton ,por kur shef ke ka perballe
    Ca plera ,hajdute e vrases
    Likja,, Saliu,,Lulushja,,Mona doktorja ,,,Fate Gerdeci dhe ju anal,,,isteve te bythes

  9. SISTEMI ZGJEDHOR NE SHQIPERI = RROTACION KORRUPSIONI (PS&PD&LSI) says:

    LOJE SHAHU VETEM PER PUSHT-ET (PER TIMON).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje