Në ambientet e ish Pallatit të Kongreseve është mbajtur Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij Lulzim Basha tha se largimi i Edi Ramës është i domosdoshëmn për të ndaluar fundosjen e Shqipërisë.
Më tej ai shprehu planin e PD që sipas tij do ta nxjerrë vendin nga kriza se ku ndodhet.
“Ne kemi filluar një ndryshim të thellë të partisë sonë, por duhet te jemi të vetëdijshëm se ndryshimi është i vështirë dhe nuk ndodh menjëherë. E rëndësishme është që hapat tonë të ndryshimit të jenë të matur dhe mbi të gjitha të qendrueshëm.Pak ditë më parë, ne mbaruam zgjedhjet për drejtuesit e të gjitha strukturave lokale të partisë.Partia jonë është e para parti në Shqipëri në të cilën të gjithë drejtuesit organizativë janë të zgjedhur në mënyrë të ndershme dhe të lirë me votën e anëtarëve.
Sot Partia Demokratike është e vetmja parti në vend që mban zgjedhje të vërteta.Është e vetmja parti ku anëtarët kanë pushtetin të zgjedhin.Është e vetmja parti ku anëtarët zgjedhin drejtuesit e tyre.Nga rezultatet e zgjedhjeve që sapo mbyllëm, kanë mbetur, natyrshëm, demokratë të pakënaqur.Kjo është normale, zgjedhje do të thotë dikush fiton e dikush humbet. Razultati shpesh është i ngushtë.
Nganjëherë me 2 vota si në Shkodër, apo me 12 si në Vlorë. Në zgjedhjet që ne zhvilluam, ka patur patjetër probleme dhe kritika, të cilat ne do t’i korrigjojmë në të ardhmen. Por një gjë është e rëndësishme: në Partinë Demokratike bëhen zgjedhje të vërteta. Në Partinë Demokratike anëtarët kanë pushtet të vërtetë.
Zgjedhjet dhe pjesëmarrja e anëtarësisë në vendim-marrje duhet të fuqizohet. Duhet të bëhen një standard i pakthyeshëm.Në muajt e ardhshëm, Partia Demokratike do të vendosë një tjetër standard të ri për politikën shqiptare: Ne do të prezantojmë zgjedhjet primare brenda partisë.
Demokratë do të votojnë për zgjedhjen e kandidatëve për postet publike, përfshi deputetët dhe kryetarët e bashkive.Me përmbushjen e këtij standardi, Partia Demokratike do të fuksionojë mbi themele dhe parime tërësisht demokratike.
Partia Demokratike do të jetë partia e parë në Shqipëri që rrëzon modelin e kryetarokracisë,që zbon servilizmin dhe bindjen e verbër ndaj kryetarit si e vetmja rrugë karriere në parti.Në organizim dhe vendim-marrje, PD do të ketë standart lirinë, hapjen, mundësitë për të gjithë dhe konkurencën e lirë.Karriera në PD do të varet nga vota e njerëzve, nga shërbimi ndaj njerëzve.Çdokush do ketë mundësi të bëhet pjesë e PD-së,të kontribuojë për përmbushjen e misonit të sa.
Çdokush do të ketë rrugën e hapur drejt majave të politikës.Puna, aftësia dhe vizioni vetjak do të jenë e vetmja gjë që do të përcaktojë sukesin brenda PD,në konkurencë të ndershme me ata që synojnë të njejtën gjë.Dua të shfrytëzoj rastin dhe nga kjo Konventë dua t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që besojnë tek liria,tek kufizimi i pushtetit, tek konkurenca e lirë
T’i bëj thirrje sidomos rinisë që aspiron vlerat europianeTë bëhet pjesë e Partisë Demokratike. Të bëhet pjesë e forcës së vetme vërtet demokratike dhe europiane në Shqipëri.Në të do të keni rrugën e hapur jo vetëm për një karrierë të ndershme dhe të lirë politike”– tha Basha. (TemA)
Shume e thjeshte,ky s’ka turp.
O Lulush, ky vend nuk ka pare njeri me injorant, te pabese, neoesadist, te korruptuar dhe vrases si ty. Kur te “pastrosh” vetvehten nga keto tipare qe te dallojne dukshem perballe ketij populli, atehere do te fitosh te drejten te flasesh per te tjeret !
Njerezit me te rezikshem dhe te demshem per Shqiperine,
1) Ahmet Zogu
2) Saliq Berishovic
3) Ilir ( like floriri)
O plere….ha mut sa te duash…nuk te Beson njeri….po si krahason edi ramen me enverin kur Don krimineli sali qe te Dhuroi partine nuk la gja pa i ba Shqiperise…
E para e punes, kysh e ka autorizuar kete budallin te beje klasifikime? Keto Jane çeshtje opinionesh, dhe shumica e shqipetareve mendojne ndryshe.
E dyta eshte qe Enver Hoxha nuk eshte i pari ne liste.
Njerezit qe I kane bere me shume dem Shqiperise jane:
1. Sali Berisha
2. Ilir Meta
3. Esat Toptani
4. Enver Hoxha
5. Ahmet Zogu
6. Fatos Nano
7. Edi Rama
Secili ka mendimin e vet dhe argumentative e veta, por kriteret e percaktimit duhet te jene te njejta. Matja duhet te behet ne baze te mundesise qe kishin, çfare bene, dhe çfare nuk bene, por qe e kishin mundesine ta benin.
Sa per dijeni, edhe Daut Gumeni qe eshte antikomunist ne shpirt, nuk e ve Enver Hoxhen te parin, sepse keto gjera nuk diskutohen me urrejtje personale, dhe duhet pare ne planin historik, qe shkon pertej jetes se nje njeriu.
Ne historine 106 vjeçare te Shqiperise, Enver Hoxha ze 40 vjet. Por duhet vleresuar ne raport me çfare beri, dhe çfare pati mundesi te bente.
Me kete mendim, hidhni syte nga Berisha, dhe do shikoni se si nxin biografia e tij si politikan. Njeriu me negativ qe mund te kete lindur ndonjehere ne territoret shqipetare. Sado i keq te kete qene Enveri, Katunari Sali thyen çdo rekord bashke me Ilir Meten dhe Toptanin per vepra kunder vendit te tyre.
Te nderuar zoterinje. keni shume te drejte.Ata jane shkaterrusit e shqiperise.
Keni te drejte te nderuar zotrinje. ata jane shkaterruesit e shqiperise.
PO MOR PO ,,TI JE I MIRE SHUME HAJDUT ME DOSJE NE PROKURORI,,,DHE KRIMINEL QE VRAVE 4 VETA NE BULEVARD ,,APO E HARROVE 21 JANARIN E 2011,,…SA TE NGRIHET GJYKATA SPECIALE ,,,DO DERDELLITESH DHE PAK,,,,DHE NUK DO TA NDEGJOJME ME ZERIN..///