Indonezi: Aktivizohet vullkani Soputan, hiri dhe tymi arrin lartësinë 3.000 metra

16 Dhjetor 2018, 14:19Bota TEMA

Në ishullin Sulawesi të Indonezisë është aktivizuar vullkani Soputan, transmeton AA.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, deklaroi se si pasojë e shpërthimeve në vullkanin Soputan, hiri dhe tymi kanë arritur lartësinë 3.000 metra.

Ai tha se deri më tani nuk është i nevojshëm evakuimi i popullatës në rajon. Nugroho ka paralajmëruar që të mos ketë aktivitete në territorin prej 4 kilometra që rrethon kraterin.

Ndërkohë në anën tjetër bëhet e ditur se hiri dhe tymi i vullkanit nuk ka shkaktuar pengesë për fluturimet në rajon.

Indonezia shtrihet në “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit” dhe është në shënjestër të tërmeteve të shpeshta dhe aktiviteteve vullkanike, ku ndodhen 130 vullkane aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje