Ministri i Jashtëm turk: Trump mund ta ekstradojë Gylenin

16 Dhjetor 2018, 16:44Bota TEMA

“Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, se Uashingtoni po punon në ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gylen, pas akuzave se kishte organizuar grusht-shtetin e dështuar më 2016 në Turqi”, tha ministri i Jashtëm turk të dielen, raporton Reuters.

“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gylenit dhe disa personave tjerë”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm në Turqi, duke iu referuar samitit G20 në Argjentinë.

Turqia është në kërkim të ekstradimit të Gylenit, që jeton në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë, pasi Erdogan e ka akuzuar për organizimin e grusht-shtetit më 2016.

Gylen kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Trump muajin e kaluar tha se nuk konsideron ekstradimin e tij vetëm për të minimizuar presionin e Turqisë ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.

Erdogan, javën e kaluar tha se do të punojë edhe jasht vendit për të targetuar financimin e mbështetësve të Gylenit.

3 komente në “Ministri i Jashtëm turk: Trump mund ta ekstradojë Gylenin”

  1. Usa says:

    Ekstrado nje mut amerika o koktrashe anadolli tallni bythen me kosoven ju

  2. .... says:

    Koken hergershit …

  3. ????? says:

    Celulart e Kinës Huawei po bllokohen në shumë shtete aleate të Amerikës. A do shmang spiunimin Turqia ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje