Sot Sokol Olldashi do mbushte 46 vjeç, tezja e tij publikon videon me fotot e rralla për ish deputetin e ndjerë

17 Dhjetor 2018, 08:29Sociale TEMA

Sot ish deputeti dhe ish ministri i ndjere Sokol Olldashi do te mbushte 46 vjeç.

Yllka Mamaqi, tezja e ish-deputetit të PD Sokol Olldashi e ka kujtuar nipin e saj pikerisht sot përmes një videoje tejet prekese.

Tezja e Olldashit ka bërë një përmbledhje të momenteve nga jeta e ish-deputetit, shoqëruar me vargje prekëse.

Sokol Olldashi, dy herë ish-ministër në qeverinë e demokratëve, u nda nga jeta 5 vjet më parë, pasi automjeti i drejtuar nga vetë ai doli nga rruga dhe përfundoi në një rrëpirë në afërsi të Krrabës.

7 komente në “Sot Sokol Olldashi do mbushte 46 vjeç, tezja e tij publikon videon me fotot e rralla për ish deputetin e ndjerë”

  1. BUJAR LABI says:

    SOT BEHEN 5 VJET QE KRIMINELI SERB BASHKE ME KELYSHIN E TIJ BERI KRIMIN E RRADHES VRAU SOKOLIN PER TE SHTUAR NUMRIN E VRASJEVE QE BERI.OKATIL,OSERB ,OKRIMINEL,OHAJDUT NE KETE BOTE DO TI LASH KRIMET.TI MUND TE JESH RUS NE ORIGJINE TE HERET,SERB NE GOJEDHANA,PER KURREN E KURRES NUK JE TROPOJAN.SALI DR.PROF KARDIOLOG KRIMINELI ME I MADH I 28 VJETEVE

  2. roza says:

    TE VRANE O KOLI TE VRANE DHE BEN SIKUR TE QANE…….

  3. from me to yuo says:

    sol la si la sol la la mi….! Nuk te harroj Koli !

  4. Eri says:

    Saliu mbase e donte te vdekur,po deri tani nuk eshte vertetuar.Dihet qe ishte me nje grua ne makine por qe u mbajt sekret.

  5. "BOHOTINA" says:

    Kjo poezi eshte botuar ne librin tim te 12 me titull “Trishtim me Heshtjen”.
    ELEGJI PËR TY

    Hëna na ndriçon përherë
    si në nëntor dhe në gusht,
    pse u gjet nata skëterrë
    gojëqepur me çdo kusht?!

    Zëri yt buçimë mali
    do të hapte horizonte,
    këtë zemër nuk e fali,
    nat’ e kujshme po përgjonte.

    Ëndrrat preu nata kob
    si në jetë dhe poezi,
    ti s’ kishe mendje për sot
    jo si disa smirëzinj.

    Ta prenë jetën në mes
    përherë ke qenë syzgjuar,
    s’ i pe si qanin me dënesë
    tek të përcillnin ato duar?!

    Fjala u ngecte në fyt
    kur të ngrinin lart në qiell,
    ndonëse poshtë mbanin sytë
    dhe pse i shuar i yti diell.

    Sa më çlodh drit’ e hënës
    tokë dhe det pasqyron,
    po sot çdo rrahje e zemrës
    emrin tënd seç më kujton.

    Shkuan vite, hëna ndrin,
    si ajo natë më s’ është pare;
    dora e mafies, miku im
    ty të nisi zvarrë-zvarrë.

    Koha ecën, unë kam mbetur
    i vërtetë në vendin tim,
    zemra ende s’ të është tretur
    për ty kam këtë kushtim.

    E dimë për ty s’ ka kthim
    ike larg dritës së hënës,
    të nisën shpejt që në agim
    s’ pyetën as ndjenjën e nënës.

    Vrag’ e nënës s’ thahet kurrë
    nëna të kish shpirtflorinjtë,
    asaj s’ i flisje me buzë
    po me zemër dhe me shpirt.

    Mamaja të qan me dënesë
    kurthin ngritur në mesnatë,
    skenari i zi i pabesë
    natën sterrë, në shtrëngatë.

    Të rriti me sa mundime
    që zemra e nënës e di,
    po ti nuk bëre mjaltime
    po thure vargje si syngji.

    Në ato vargje të florinjtë
    godite të keqen me furi,
    ndaj s’ të deshën ca jezitë
    që punojnë me prapësi.

    Kukuvajkat shtuar shumë
    kinse të kishin mik për kokë.
    E vërteta u del në gjumë
    po ta thonë s’ janë të zotë.

    Dil një çast shih dritën e hënës
    që të mbeti shumë merak.
    Puthi të dy sytë e nënës
    dhe dy djemtë vocërrakë.

    Ne e dimë që ike larg
    dhe ti ke punët e tua,
    jo çdo njeri derdh farmak
    ka plot zemra që të duan.

    Hëna ndriçon si përherë
    si në nëntor dhe në gusht,
    pse u gjet nata skëterrë
    gojëqepur me çdo kusht?!…

  6. Dauti says:

    Epo donte dshnore koli, keshtu e kane dashnoret(Mediut) ose ben e le koken .

  7. besa says:

    Po as tezja e as gruaj nuk u ndien per vdekjen e tij, bile asnje majatas e djathtas dhe kjo eshte per tu çuditir. “Makina doli nga rruga” apo e nxorren nga rruga dhe i pari shkoi Ingli cara duke mos lejuar te tjere te afrohen. Mire politikanet, por njerezit e Olldashit pse nuk e kerkojne te vereteten, kaq poshte ka rene njerezimi?! Apo i vdekuri me te vdekurin dhe i gjalli me te gjallin qe do te thote le te vdese kush te doje, s’i behet vone atij mbrapâ. Pastaj fillojne e kujtojne, nje hipokrizi makabre. Ku u katandisen keto gjallesa sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje