Pas dekretit për buxhetin e vitit 2019, në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet edhe propozimi i Kreut të Shtetit, Ilir Meta për gjyqtaren Vitore Tusha në krye të KLSH-së.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe është shprehur se Vitore Tusha nuk ka eksperiencën e duhur për auditimet financiare.
“Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në auditimet financiare.Vitore Tusha është e angazhuar ne organet e reja të drejtësisë”, është shprehur ai.
Komisioni i ka propozuar parlamentit, rrëzimin e kandidaturës.
Vitore Tusha është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun, kjo pasi dje u shkarkua përfundimisht kryetari Bashkim Dedja.
mua kjo sma mbush mendjen as per drejtesi se si me duket ,nuk shpreh inteligjence ne pamje, se per finance dhe ekonomi ne asnje menyre,,,,
URIME PER SHKARKIMIN E BASHKIM DEDJES , ??
GJITHASHTU DHE PER MOSPRANIMIN E VITORE TUSHES . (USHTARE E LSI . ) ?
Model Mona- Ilir! Operacionin znj. TUSHA , te behesh si Dr. Monika, Ministria e Ardhme e Aresimit! Kur pd e tashme te vije ne pushtet! Kjo zonje vec cizmen njeh, jo dialog!