Monika Kryemadhi: Veliaj nesër mund të jetë kryeministër, tentoi të prishë protestën e studentëve për të fituar besimin e Ramës

19 Dhjetor 2018, 09:19Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka rinisur me diversionet.

Duke folur në një intervistë televizive, ajo tha hapur se Veliaj shumë shpejt mund të bëhet kryeministër.

“A ka bërë punë? Mos prisni të them që s’ka bërë punë sepse nuk do të gënjej? Por a ka gabime Erion Veliaj? Ai u bë një vegël e shëmtuar e Edi Ramës, sidomos për çështjen e teatrit e viola nuk do ti hiqet kurrë. Erion Veliaj mund të jetë kryeministër nesër.

Edi Rama mund të jetë kostoja e të gjithë kësaj situate të krijuar nga protesta. Socialistët shquhen që në momentin e fundit të japin shtytjen e fundit. Veliaj është njeri që punon me një program që i ka ecur deri tani saqë një person me tha që Neveria nga propaganda politike do t’i kthehet në të kundërt Erion Veliajt.

Ai ka një problem shumë të madh penal që është çështja e firmosjes për teatrin dhe kjo është përgjegjësi penale dhe do ta ndjekë gjithë jetën”, tha ajo.

Diversioni i Kryemadhit vijoi dhe me protestën e studentëve.

Kryemadhi deklaroi se Veliaj tentoi të ndërhynte për ta prishur atë.

“Veliaj tentoi të merrte në dorë protestën e studentëve për interesat e tija, për ti bërë presion që ta rikandidojë, për ta prishur protestën e studentëve dhe për ti thënë që shiko se unë ta prisha protestën. Ka pasur një qëllim për ta përdorur si formë presioni për qëllimet e tyre politike”, tha ajo.

 

2 komente në “Monika Kryemadhi: Veliaj nesër mund të jetë kryeministër, tentoi të prishë protestën e studentëve për të fituar besimin e Ramës”

  1. says:

    Është tërhequr nga çmënduria për tu bërë Kryeministre. ,bashkshortja e Presidentit të Republikës.

  2. ce says:

    kjo hijena e politikes shqiptare e ka kuptuar me ne fund se as ministre nuk do te behet kurre aq e urryer eshte nga populli shqiptar me kete bllokim te pakuptimte te trafikut te Tiranes nga naziskinet e saj,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje