Universitetet, miliarda lekë për roje dhe asnjë investim mbi kërkimin shkencor

19 Dhjetor 2018, 21:53Sociale TEMA

Top Story ka bërë një analizë të detajuar të prokurimeve të kryera nga Universitetet në vitin 2018, ku duket se ai i Elbasanit thyen rekorde për shumat e parave që shpenzon. Një pjesë e mirë e parave, shkojnë për siguri fizike, dhe aty shpërdorimi është galopant.

Universiteti i Elbasanit ka zhvilluar një tender për shërbimin e ruajtjes me fond limit prej 350 milionë lekësh të vjetra. Fituese është shpallur një kompani me ofertë prej 348 milionë e 375 mijë lekë.

Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar plot 275.5 milionë lekë të vjetra në një vit për sigurinë ndërkohë, një vendroje ditore kushton 83 mijë lekë të vjetra. Duhet të kemi parasysh se një rojë private, nuk paguhet më tepër se 10 mijë lekë të vjetra për ditë pune. Ky është një korrupsion i pastër.

Edhe Universiteti i Mjekësisë, shpenzon plot 83 mijë lekë për një vendroje ditore ndëkohë fondi i prokurorimit është 182 milionë lekë të vjetra.

Panorama është e njëjtë edhe për Universitetin e Vlorës, që shpenzon 262.3 milionë lekë për shërbimin e sigurisë. Ndërkohë, Universiteti i Korçës ka shpenzuar po për shërbimin e ruajtjes 158 milionë lekë.

Universiteti i Sporteve, që ka vetëm një godinë, dhe ka shpenzuar plot 61 milionë lekë për shërbimin e ruajtjes.

“Analizën që kemi bërë ne, edhe bankat që kanë vlerë monetare të mëdha, nuk ruhen me këto vlera. Sigurisht që dhe vetë ministria, po të vëmë re, ka një shifër, prej 20 milion lekësh të ruajtjes së godinës së tyre”, tha Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Top Story u ndal dhe se si drejtuesit e universiteteve, i shpenzojnë paratë për karburant, për komoditetin e tyre, me mjetet që i kanë blerë po me paratë e mbledhura nga tarifat e studentëve.

Universiteti Politiknik, kryen një prokurim me vlerë 68.6 milionë lekë vetëm për karburant. Ndërkohë, Universiteti i Elbasanit edhe në këtë drejtim nuk i ka kursyer shpenzimet, vlera e kontratës ka shkuar plot 54.9 milionë lekë.

Vetëm për një zyrë, ku 7 anëtarët e Bordit të Universitetit të Vlorës nuk mblidhen më shumë se një herë në muaj, janë shpenzuar plot 41.8 milionë lekë.

Ndërkohë, Universiteti i Mjekësisë ka shpenzuar në një prokurim plot 227 milionë lekë për orendi për zyra. Zyrat përdoren nga drejtuesit e universitetit dhe shefat e departamenteve. Studentët ndërkohë vishen trashë në auditoret e këtij universiteti, për shkak të mungesës së kushteve.

Drejtuesit e Universitetit Bujqësor nuk janë kursyer për portën hyrëse dhe rrethimin e godinës, një investim që ka kushtuar plot 627.8 milionë lekë të vjetra. Siç shihet nga pamjet e Top Story, ky rrethim ende nuk ka nisur. Por në vend që këto para të përdoreshin për studim shkencor, universiteti i ka shpenzuar për kangjella rrethuese.

5 komente në “Universitetet, miliarda lekë për roje dhe asnjë investim mbi kërkimin shkencor”

  1. Atyre te elbasanit i duhen shume roje qe te mbrojne prapanicen nga beqirat.
    Andej ka dal edhe prof luciano boci

  2. kuksiani says:

    TURP I MADH,,,paguajne roje ,,,,,prokuroria te hape c’eshtje penale..////

  3. Sal demokrati says:

    Universitetet shqiptarqiqe jan t mushme me malok qe n vend t trunit kan muskuj.
    Si orangotanget.

  4. Lili says:

    Fatkeqesisht kete pune ministrija e Nikolles nuk e ka bere. Edhe fatkeqesisht KM kur nuk ka kontrolluar cfare behet neper ministrite e tyre.
    As studentet nuk kane kontroluar asgje,po ndoshta nuk kane akses. Pra duhet kontrol mbi buxhetin ma te rrepte nga shteti po edhe nga shtypi e qytetaret

  5. spartak says:

    Kompanitë e sigurisë janë mbushur nga kreu deri në fund me kriminelë dhe hajdutë , sa që krahasuar me to Shullazi duhet liruar urgjent .
    Shullazizmi është kthyer në koncept që kur Shullazi i gjorë ishte në fillore . Këto kompani sigurimi ndajnë një pjesë të fitimeve me drejtuesit e institucioneve dhe organizmave që gjoja u kryejnë shërbim . Merre me mend , si kudo , rojet tek REKTORATI janë kthyer Roje Parkingu me lekë . Jo sot , por as për 100 vjet me shullazizëm s’do ketë asnjëherë lekë për studime shkencore .
    Kanë fillu me vjedh dhe lekët dhe valutën që transportojnë , e s’po ju hyn gjemb në këmbë , sepse Prokurorët dhe Policia Kriminale korruptohen me ato shuka që ju hidhen në prehër .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje