Akuzat nga protesta e Astirit, Balla përgjigje Bashës: Me Benzin 53K ishe sot artist? S’paske paguar as taksën 170 mijë lekë për tarracën e zaptuar

23 Dhjetor 2018, 19:06Politika TEMA

Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me projektin e Unazës së Re.

Kreu i grupit parlamentar të PS, i kujton liderit të opozitës lejen që i ka dhënë vetes për një kat shtesë në pallatin ku jeton.

“Artist!

Që i kishe dhënë leje vetes për triplex,mbi tarracën e zaptuar pronë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit e dinim.

Tani del s’paske paguar as taksën 170 mijë lekë, por ja paske mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës.

Me Benzin 53K ishe sot?”, shkruan Balla në Twitter. (TemA)

1 komente në “Akuzat nga protesta e Astirit, Balla përgjigje Bashës: Me Benzin 53K ishe sot artist? S’paske paguar as taksën 170 mijë lekë për tarracën e zaptuar”

  1. Pa parti says:

    Luli me eshte antipatik po’ ky kokqepe akoma me teper

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje