DOSSIER/ Koha kur Zogu ra në dashuri me Geraldinën, ja detajet dhe fotot e rralla nga ballo e Vitit të Ri 1938

23 Dhjetor 2018, 19:42Politika TEMA
DOSSIER/ Koha kur Zogu ra në dashuri me Geraldinën, ja detajet dhe

Viti i ri 1937-1938 në pallatin mbretëror të Ahmet Zogut ishte një festë e një lloji të veçantë. Kjo pasi aty atë vit ndodhej një mysafire e rrallë: Geraldinë Apony, e cila edhe pse po shihej për herë të parë me mbretin e shqiptarëve, vetëm pak muaj  do ta ndanin nga martesa spektakolare me të.

Këto foto që vijnë ekskluzivisht, ilustrojnë pak nga atmosfera e këtyre festimeve. Fotot që ruhen në fondin e Fototekës në AQSH, identifikojnë pak prej këtyre momenteve. Fotoja ulur në tryezë tregon një moment nga darka e vitit të ri 1937-1938, pra, natën kur mbreti Zog dhe Geraldian provuan shkëndijat e para të dashurisë së tyre.

Foto e tjera dëshmojnë moment nga ballo e Vitit të Ri, duke u bazuar në kujtimet që vetë Geraldina ka lënë në këtë rast. Në foto duken më së shumti princeshat e kudogjendura, motrat e mbretit Zog, mbreti ndërsa hyn në ballo dhe shumë ministra e drejtues të lartë të mbretërisë.

Natën e vitit të ri, Geraldina kujton se mbreti e prezantoi fillimisht me princeshat e më tej nuk iu nda më asaj për asnjë moment. Ja si e kujton ajo këtë natë të Vitit të Ri në Mbretërinë shqiptare:

“Asnjëherë nuk e largoi vështrimin nga unë, ndërsa më ofroi një gotë. Gishtat tanë u prekën dhe në atë çast dritat u vagëlluan. Ishte pikërisht mesnatë dhe kështu e donte zakoni shqiptar. Ngaqë isha në angështi, e lëshova gotën, e cila u thërrmua në mijëra cifla kristalesh të vogla. E ndjeva se u zbeha në fytyrë, por Mbreti qeshi. Ciflat sjellin fat, – tha ai në gjermanisht dhe më ra në dorë si për të më siguruar. Jehona e dymbëdhjetë tik-takeve të mesnatës ende nuk ishte fashitur, kur një valë e fortë duartrokitjesh dukej se do ta shembte dhomën. Nga të gjitha anët dhe në të gjitha gjuhët u dëgjua thirrja: Fat të bardhë! U ndjeva si asnjëherë më parë. Kisha rënë në dashuri”.

Prej asaj mbrëmje Geraldina nuk iku më nga Shqipëria. Fejesa u mendua të shpallej në janar dhe martesa në prill. Më 25 janar 1938, ambasadori britanik në Durrës njoftonte ministrin e Jashtëm, Anthony Eden:

Kontesha Apony ka ardhur në Tiranë në pjesën e fundit të muajit dhjetor. Më 31 dhjetor, Mbreti Zog vallëzoi me të në vigjilje të Vitit të Ri, në mbrëmjen e organizuar në oborrin mbretëror. Kur u takova me ministrin e Jashtëm shqiptar në datën 24 janar, ai pohoi fejesën e Mbretit Zog me konteshën Apony. Mendohet se shpallja zyrtare do të jepet brenda pak ditësh”.

Fejesa u shpall më 31 janar 1938. Shpallja u bë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, e thirrur me kërkesën e vetë Mbretit Zog. Kushtetuta e Shqipërisë parashikonte që kërkesa për fejesën e Mbretit të kalonte për miratim në dy dhomat e Parlamentit. Salla ishte e mbushur plot dhe në lozhën kryesore qëndronin motrat e Mbretit. Kryetari i Parlamentit njoftoi se të dyja dhomat e kishin aprovuar fejesën dhe se Geraldina mund të bëhej Mbretëreshë e Shqipërisë.

Sipas biografes së Geraldinës, atë mbrëmje, Geraldina bëri prezantimin e parë të plotë me familjen e dhëndrit:

“Në darkë, Geraldina kishte veshur një fustan mëndafshi të hollë, në ngjyrën e safirit, të cilin e kishte zgjedhur Mbreti në Uorth të Parisit, si surprizë për të. Gishti i unazës vezullonte nga një diamant i mahnitshëm katërmbëdhjetëkaratësh ngjyrë bojë qielli të lehtë. Për herë të parë dhe të vetme Mbreti mbante një unazë fejese nga Hungaria, prej floriri, rubini dhe safiri, e cila kishte qenë e gjyshit të Geraldinës, kontit Giula Appony. Gjashtë motrat e Mbretit përfaqësonin familjen. Para darkës, Mbreti kishte kërkuar që familja të mblidhej në paradhomë, ku princesha Geraldinë, e zbukuruar, u shfaq përkrah Mbretit. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që edhe e fejuara ime të jetë e lumtur, foli në gjermanisht me një zë të gëzuar e të pazakontë dhe këto ishin fjalët e tij të vetme rreth fejesës”. (tesheshi)

8 komente në “DOSSIER/ Koha kur Zogu ra në dashuri me Geraldinën, ja detajet dhe fotot e rralla nga ballo e Vitit të Ri 1938”

  1. Po says:

    … E kujt i plasi BYRHA ..

    Ky verior – kanunor nje HAJDUT si keta te sotmit dhe tradhetar i SHQIPERISE

  2. tafa says:

    Kush e ka bere kete shkrim.Boll se late nam,nuk e paraqisni dot as si dashuri e as si mardhenie normale mashkull femer kete martese .Zogji i pare dhe i fundit sikur dhe nje cope dru ti jepnin per grua shtetet e medha do pranonte ta merrte ndaj lerini keto idiotesi.

  3. elite says:

    Hahahahaha
    nuk kam pa entuziazem si ky ne foto

  4. ky hale, nje kokerr hajduti, por kur nuk e kapi ENVERI, tja tregonte mire pasurine qe vodhi.

  5. demokrati says:

    Nje moment normaliteti ne Shqiperine qe mund te shnderrohej ne kaos ne cdo moment. Xhandaret skaparlinj dhe kapadinjt e jugut qe kerkonin revolucion cdo 6 muaj, miriditoret qe kerkonin te qeveriseshin si ne kohe te Turqise, dibranet qe akoma nuk u kishte dale inati qe nje MATJAN ishtei pari i vendit. Ajo cka Italia beri ne Prill te 39 ishte me teper se nje pushtim, ishte nderprerje e nje rrjedhje logjike te historise. Zogu kishte kunder edhe nje klase ne kuprimin e verte reaksionare feudale qe vazhdonte te mbushte qupat me florei pa ndjenjen me te vogel te pergjegjesise publike dhe sipermarrjes. Xheraldina ishte nje person pozitive dhe moment emancipimi per Shqiperine e asaj kohe.

  6. pensionisti says:

    Fotua tregon se te gjithe jane te trishtuar se sa te gezuar. Si duket shoqeruesi CIANO u ka thene : Mereni nusen e bukur se e kini te gatshme” Mirpo si duket shpellari i cili e quan veten mbret,nuk e kupton dot shprehjen e then nga “miku” Ciano. e te gjithe jane te menduar…

  7. Nik says:

    Pèrse na prishni haren festive tè Krishtlindjeve me kètè krriçin e Matit.Shikoni kèto sorrat motrat e kètij (trapit pèr tè kaluar lumin) qè u vetquajt mbret dhe kjo ndodh nè fiset tribu tè afrikès dhe shqipèris.Nè shumè shkrime tè huaja si dhe nè shqip e kanè quajtur mashtrues dhe tè pa bes por mè e bukura èshtè se stèrgjyshi im kishte gradat kapiten nè kohèn e merhumit zog.Po kèrkoj njè fotografi nè familje tè stèrgjyshit tè 1928 ès sèbashku me Myfit Libohovèn e Spiro Kolekèn veshur me uniforma ushtarake nè Himarè dhe nuk po e gjej .Vlersimet mendoj se i japin historianèt por zotèria erdhi nè fuqi me anèn e rusève dhe sèrbève apo jo??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje